back to top
Friday, September 12, 2025
BallinaLajmeShpejtim Bulliqi: Hashim Thaçi e Isa Mustafa donin që demarkacioni me Malin...

Shpejtim Bulliqi: Hashim Thaçi e Isa Mustafa donin që demarkacioni me Malin e Zi të kryhej shpejt

Të ngjajshme

Aksion i Doganës në Ferizaj: Kapen barna të kontrabanduara në barnatore dhe banesa private

Njësitet Antikontrabandë të Doganës së Kosovës kanë ndërmarrë sot...

Lëndohet Rudiger, mungon ndaj Real Sociedad, klubi mbretëror del me komunikatë

Futbollisti i Reala Madridit, Antonio Rudiger nuk është ftuar...

Proceset drejt fundit, Specialja emëron gjykatës të ri

Më 11 shtator, Autoriteti Emërues, gjeneralmajor Giovanni Pietro Barbano,...

Rivendosja e marrëdhënieve mes Kosovës dhe SHBA-së

Në 4–5 vitet e fundit, marrëdhëniet e Kosovës me...

Deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, dikur kryetar i Komisionit për demarkimin e kufirit me Malin e Zi, Shpejtim Bulliqi, ka thënë se demarkacioni i solli dëme të mëdha Kosovës.

Ai ka deklaruar në KTV se ministri i atëhershëm i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi, dhe kryeministri i atëhershëm, Isa Mustafa, kishin tendencë që procesi të përfundonte sa më shpejt.

Sipas tij, ato dëme janë të pariparueshme dhe tashmë po ju sjellin kokëçarje edhe qytetarëve.

Bulliqi ka thënë se ditëve të fundit njerëzit janë larguar me dhunë nga pjesa ku i është dhënë Malit të Zi, nën pretekstin se ajo pjesë nuk është më e Kosovës.

Ai tutje ka shtuar se ka pasur marrëveshje mes dy presidentëve për formimin e një trupi punues që do ta shënonte vijën kufitare në terren.

“Pjesa dërrmuese e atyre staneve dhe kullosave që i kanë përdorur qytetarët i kanë paguar taksat në komunën e Pejës. Ende ai kufi nuk është zyrtar pavarësisht faktit që është ratifikuar në të dy kuvendet. Ai kufi përfundon kur shënohet ajo vijë kufitare në terren. Nuk ka asnjë arsye që pala malazeze t’iu shkaktojë probleme qytetarëve në atë pjesë”, ka thënë ai.

Bulliqi ka thënë se Mali Zi asnjëherë nuk ka pasur pretendime territoriale ndaj Kosovës, duke shtuar se marrëveshja e presidenteve është që të shikohen sektori në drejtim të Çakorrit dhe atij të Zhlepit, për të cilat sipas tij, pretendohet se ka pasur lëshime.

Sipas tij, marrëveshja thotë se ato gabime në këto dy sektorë duhet të korrigjohen.

“Ka mundësi që këto gjëra të korrigjohen. Ky proces është përcjellë me neglizhencë dhe papërgjegjësi, por ndoshta edhe me tendencë që ky proces sa më shpejt të përmbyllet, duke filluar nga presidenti i vendit Hashim Thaçi, ish-kryeministri Isa Mustafa dhe njerëzit e tjerë të involvuar”, ka thënë ai.

Sipas tij, kjo është papërgjegjësi e madhe e një numri të caktuar të politikanëve që i kanë bërë dëm procesit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz