back to top
Thursday, December 18, 2025
BallinaLajmeShpallet aktgjykimi në rastin e të akuzuarit për vjedhje të rrymës

Shpallet aktgjykimi në rastin e të akuzuarit për vjedhje të rrymës

Të ngjajshme

Spahiu kritik me Ramën: Nuk shkohet gruan e huaj me kapë për qafe, e turpshme – Si u ndje zotëria i parë?

Nexhmedin Spahiu ka kritikuar ashpër kryeministrin e Shqipërisë, Edi...

Gjenden mbetje mortore në Rahovec, Komisioni për të Pagjetur jep detaje

Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur, ka nisur kërkime...

Më 22 dhjetor mbahet seanca e Supremes për rastin ndaj Dardan Krivaqës

Në Gjykatën Supreme pritet që më 22 dhjetor 2025...

Ky televizion kosovar e transmeton ndeshjen Rayo Vallecano – Drita

FC Drita sonte ndeshjen e gjashtë dhe të fundit...

Një i akuzuar për vjedhje të shërbimeve të KEDS-it – distrikti në Gjakovë, ka pranuar fajësinë në akuzat e ngritura nga Prokuroria.

I akuzuari Florent Dujaka, sipas aktakuzës të ngritur nga prokurori Ramiz Buzhala, akuzohet se më 29.05.2017, në lokalin- kafiterinë e tij në Gjakovë me qëllim që vetes t’i sjell përfitim pasuror në mënyrë të kundërligjshme ka kryer vepër penale shfrytëzimi i paautorizuar i energjisë elektrike.

Sipas aktakuzës, në kundërshtim me rregullat për energji elektrike, i pandehuri ka shfrytëzuar rrymën elektrike në atë mënyrë që gjatë kontrollimit nga ana e zyrtarëve të KEDS-it me asistencë të Policisë, është konstatuar se ai ka bërë ndërhyrje në njehsorin elektrik, duke anashkaluar kështu regjistrimin e saktë të energjisë elektrike.

Në këtë mënyrë i akuzuari i ka shkaktuar dëm KEDS-it në shumën prej 1.650.50 euro.

Pas leximit të aktakuzës nga prokurori, i akuzuari deklaroi se e pranon fajësinë dhe përgjegjësinë e tij lidhur me obligimin ndaj KEDS-it, të cilin pranim nuk e kundërshtoi as prokurori i shtetit Ramiz Buzhala, pasi që deklaroi se është një lehtësim për të akuzuarin.

Më pas i akuzuari u shpall fajtor.

Sipas aktgjykimit, Florent Dujaka obligohet të paguajë gjobë prej 200 euro, në afat prej 15 ditësh, dhe dënohet me kusht 5 muaj si dhe pagimin e të gjitha shpenzimeve procedurale.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz