back to top
Friday, December 5, 2025
BallinaLajmeShpallen shkencëtarët e vitit, ndër ta edhe një drenicas

Shpallen shkencëtarët e vitit, ndër ta edhe një drenicas

Të ngjajshme

Itali: Dyshohet se vrau gruan e tij, shqiptari gjendet i plagosur rëndë

50 vjeçari Nazif Muslija, u gjet u plagosur rëndë...

Trepça triumfues në super derbin në Pejë

Trepça ka fituar derbin e javës së tetë të...

Serbia arreston 33-vjeçarin shqiptar, gjatë kontrollës në kufi iu gjet një flamur i UÇK-së

Mediet serbe raportojnë se policia në pikëkalimin Merdare ka...

Dalot e kalon Manchester Unitedin në epërsi ndaj West Hamit (VIDEO)

Manchester United ka kaluar në epërsi ndaj West Ham...

“Hajvan”, “njeri i Serbisë”, “hibridë” – Sharja, strategji e politikanëve për vota

Termat ofendues dhe denigrues, si “hajvan”, “njeri i Serbisë”,...

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, ka ndarë çmimet vjetore “Shkencëtari i vitit” 2016, për rezultate të jashtëzakonshme kërkimore- shkencore për gjatë periudhës një vjeçare për shkencëtarët Prof. Ass. Shukri Klinaku dhe Prof. Ass. Kreshnik Hoti, si dhe “Shkencëtari i ri i vitit” 2016 për rezultate dhe potenciale të larta kërkimore- shkencore për shkencëtarët e rinjë, Dr. Bujar Shabani dhe Dr. Haki Jashari.

Ministri Bajrami, pasi ka vlerësuar lartë punën kërkimore- shkencore të studiuesve ka theksuar se, MAShT ka një traditë disa vjeçare të stimulimit të hulumtuesve për punën dhe të arriturat vjetore.

“Tradita jonë e ndarjes së këtij çmimi është një simbolikë dhe mirënjohje për  hulumtuesit të cilët  kanë kryer një punë të mirë gjatë vitit. MAShT po punon që të rrisë fondet, në mënyrë që të stimulojë hulumtuesit e rinjë. Jemi duke punuar që ti ndërkombëtarizojmë këto të arritura vendore”, është shprehur Ministri.

Duke uruar laureatët, ministri Bajrami tha se, MAShT ka bërë përzgjedhje kredibile dhe është e përkushtuar që të përkrahë studiuesit e rinjë dhe punën e tyre kërkimore- shkencore, e cila do të ndihmonte edhe në zhvillimin ekonomik të vendit. Ndër të tjera, Ministri ka folur edhe për perspektivën evropiane të këtyre të hulumtuesve, duke theksuar se, BE ka hapur derën për përfitimin e fondeve të reja, të cilave duhet t’ u qasen hulumtuesit kosovarë.

Image may contain: 3 people, people standing and suit

Si shkencëtar i ri me potencial të lartë kërkimor-shkencor është vlerësuar edhe drenicasi Dr. Haki Jashari në fushën mjekësore. Jashari ka përfunduar studimet e doktoraturës në Universitetin Umeå të Suedisë, është autor i disa punimeve shkencore në revista ndërkombëtare. Aktualisht është duke bërë specializimin në Klinikën Pediatrike të Qendrës Klinike dhe Universitare të Prishtinës. /Drenica Press/

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz