Federata europiane e futbollit ka hedhur shortin për fazën tjetër kualifikuese të Champions dhe Europa League. Kështu ekipet shqiptare kanë mësuar edhe kundërshtarët e mundshëm.
Partizani, ekipi i vetëm shqiptar që militon në Champions League, në rast kualifikimi do të ndeshet me fituesen e çiftit FC Salzburg (Aut) dhe FK Liepaja (Lva). Kujtojmë që kundërshtari aktual i Partizait është ekipi hungarez i Ferencvaroz dhe ndeshja e parë në Tiranë përfundoi me rezultatin e barabartë 1 – 1.
Kukësi që militon në Europa League në rast kualifikimi e pret një kundërshtar i lehtë në letër. Verilindorët do të ndeshen me fituesen e çiftit FC Shirak (Arm) dhe Spartak Trnava (Svk). Kujtojmë që kundërshtari aktual i Kukësit është ekipi austriak i Austrisë së Vienës dhe sfida e parë në Vienë përfundoi me rezultatin 1-0 për austriakët.
Shkëndija e Tetovës që militon në Europa League në rast kualifikimi do të ndeshen me çekët e Mlada Boleslav. Kujtojmë që kundërshtari aktual i tetovarëve është ekipi azer i Neftchi Baku dhe sfida e parë në Baku përfndoi me rezultatin e bardhë 0-0.