Shoqëria civile me thirrje të fundit: Të zhbllokohet Kuvendi sot, në ditën e fundit të afatit kushtetues
dp

Lexo edhePolicia në Tiranë sekuestron mbi 1 kilogramë kokainë, arreston në flagrancë dy të dyshuar

Sipas reagimit, dalja nga kriza politike është ende e mundur, por kërkon vullnet dhe lidership nga subjektet politike. Organizatat kërkojnë që partitë të intensifikojnë përpjekjet për arritjen e konsensusit përmes kompromisit dhe bashkëpunimit, raporton lajmi.net
Shoqëria civile thekson se kthimi në praktikën e votimit të hapur për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit është një hap kyç dhe i domosdoshëm për të kapërcyer bllokadën institucionale.
“Nëse dështon edhe kjo përpjekje, kriza aktuale vetëm sa do të thellohet, me pasoja të rënda politike, shoqërore dhe ekonomike për vendin”, thuhet në reagim, ku u bëhet thirrje liderëve politikë dhe çdo deputeti që të veprojnë me maturi dhe përgjegjësi në frymën e interesit publik./Lajmi.net/

Lexo edhePolicia në Tiranë sekuestron mbi 1 kilogramë kokainë, arreston në flagrancë dy të dyshuar