Pavarësisht moshës së saj, aktorja Jane Seymour ende bën seks të shkëlqyer. Këtë e zbuloi në një intervistë për revistën People.
Aktorja, e njohur nga seriali Dr Quinn – Woman Medicine , thotë në intervistë se “ndihet më shumë sikur është 40 vjeç sesa 74 vjeç” dhe se është ende “shumë aktive seksualisht”, transmeton Indeksonline.
Seymour sugjeron që ajo “duhet të bëhet një model për jetën pas të 70-ave. Dhe kur them fjalën 70, nuk ndihem aq e vjetër në asnjë mënyrë”.
Aktorja, e cila u bë e famshme si vajza e Bondit në filmin e vitit 1973 “Live and Let Die “, thotë se po jeton gjithnjë e më shumë ditë pas dite. “Nuk e di çfarë do të ndodhë nesër”, thotë Seymour. “Dua ta kaloj kohën time vetëm me gjërat për të cilat jam e apasionuar. Dua të shijoj gjithçka që bëj, madje edhe punën.”/Indeksonline/