Shokohet publiku, këngëtari i njohur humb ndjenjat në skenë

Këngëtari fitues i çmimit “Grammy”, Ray LaMontagne, u alivanos në skenë gjatë një performance në “Ryman Auditorium” në Nashville, të shtunën.
Një video e xhiruar nga një fans shfaq LaMontagne duke luajtur kitarë dhe duke kënduar këngën “Jolene”.
Megjithatë, muzikanti i famshëm rënkoi në një moment dhe ra në dysheme.
Publiku u trondit mjaft nga pamja dhe dy anëtarë të ekipit të LaMontagne vrapuan menjëherë drejt tij.
Ekipi i tij më vonë publikoi një përditësim mbi gjendjen e tij.

Lexo edheAktori i njohur njofton vdekjen e babait
“Faleminderit të gjithëve që erdhën në koncertin e sonte në Ryman. Ray është në duar të mira të shërbimeve lokale të urgjencës dhe po trajtohet për dehidratim të lidhur me nxehtësinë. Ai tani ndihet mirë dhe është mirënjohës për mirëkuptimin e të gjithëve”, shkruan ata.
@angelabrown445 Sept 5th 2026














