BallinaLajme“Shok, me siguri nesër përfundon”, mesazhi që Murseli i kishte dërguar Plavës...

“Shok, me siguri nesër përfundon”, mesazhi që Murseli i kishte dërguar Plavës një ditë para vrasjes së Liridonës

Të ngjajshme

Rama: Kompani publike për të formalizuar tregun e naftës dhe shmangur abuzimin me çmimet

Kryeministri dhe njëherësh kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama...

FFK publikon letrën e Albin Kurtit: Mbështetje për Kombëtaren pas humbjes

Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar një letër...

Rikthimi i Vjosa Osmanit në LDK? Azemi: Mund të jetë pjesë e listës së LDK-së

Deputeti i LDK-së, Visar Azemi në ”Click” të RTV21...

De Zerbi zyrtarizohet si trajner i Tottenhamit

Tottenham Hotspur ka konfirmuar emërimin e Roberto De Zerbi...

Bitcoini rritet pavarësisht shtrenjtimit të naftës

Bitcoini (BTC) ka treguar qëndrueshmëri të dukshme pavarësisht rritjes...

Prokurorja e rastit ka vazhduar sot marrjen në pyetje të Naim Murselit, duke u fokusuar në ekspertizën e telefonave dhe komunikimet e tij para vrasjes së Liridona Ademajt.

Gjatë seancës, prokurorja e ka pyetur Murselin nëse e ka lexuar aktakuzën e plotë, ndërsa ai ka konfirmuar se e ka lexuar.

Ai është pyetur gjithashtu se prej kur njihet me Granit Plavën, duke deklaruar se janë njohur rreth një muaj para ngjarjes.

Prokurorja më pas ka paraqitur rezultatet e ekspertizës së telefonit të Granit Plavës, sipas së cilës Murseli kishte komunikuar rregullisht me të gjatë 10 ditëve të fundit para vrasjes së Liridona Ademajt.

Sipas prokurorisë, një ditë para vrasjes, në orën 19:41, Murseli i kishte dërguar një mesazh Granit Plavës: “Shok, me siguri nesër përfundon. A të ka thënë Kuça, që paradite”.

Prokurorja e ka pyetur Murselin nëse i kujtohet ky mesazh, ndërsa ai është përgjigjur para trupit gjykues:
“Nuk më kujtohet”.

Seanca gjyqësore po vazhdon në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz