Shoferja u hodh nga vetura që po rrokullisej, derisa ndiqej nga policia
BILLIPërditësuar më

Lexo edheVritet në Beograd ish-avokati i Millosheviqit

Ndjekja dramatike në Karolinën e Jugut të Shteteve të Bashkuara, ka përfunduar me Brittany Nicole Jeffords të hedhur përjashta, pasi policët e zhvilluan një manovër për t’ia rrotulluar veturën.
Kamerat në veturat e policisë, filmuan 24-vjeçaren që përpiqej t’ju shmangej njësitit, që e kishte ndaluar për shkak të shkeljes së rregullave të trafikut.
Videoja e postuar më poshtë, e tregon makinën e saj që lëvizë me shpejtësi të lartë, duke shkatërruar shumë pjesë të hapësirës rurale, para se të rrotullohet disa herë.

Lexo edheVritet në Beograd ish-avokati i Millosheviqit
Për fat të mirë, Jefford nuk ka pësuar ndonjë lëndim me pasoja jete dhe pas trajtimit në spital, u dërgua në një qendër ndalimi.
Mbi të rëndon dënimi për mos bindje ndaj urdhrave të personave zyrtarë edhe pasi t’i kenë lëshuar dritat e kaltra, si dhe ngasje të shpejtë dhe të pakujdesshme. /Telegrafi/