BallinaShqiptareShoferin e zë gjumi në timon, aksidentohen rëndë 4 të rinj

Shoferin e zë gjumi në timon, aksidentohen rëndë 4 të rinj

Të ngjajshme

Ledri Vula dhe Dafina Zeqiri “në sinkron” me stilin

Ledri Vula dhe Dafina Zeqiri kanë tërhequr sërish vëmendjen...

Tahiri: Pa sektorin privat nuk ka ekonomi, kërkohet trajtim i barabartë

Deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri, ka reaguar pas deklaratës...

Në krye me Muriqin, Mallorca merr tre pikë të mëdha

Mallorca ka marr tre pikë të rëndësishme në garën...

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në orët e para të mëngjesit.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Luz në rrugën Fushë Krujë-Milot.

Mësohet se një automjet tip “Golf 4” më të cilin udhëtonin 4 persona dhe një tjetër automjet tip “Ford Monteo” me portobagazh i cili drejtohej nga një djalë, janë përplasur.

4 persona kanë mbetur të plagosur, 2 prej të cilëve sipas dëshmitarëve, janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Të plagosurit janë të moshave të reja 25-30 vjeç dhe sipas dëshmitarëve, shoferin e “Fordi-t” e ka zënë gjumi në timon dhe ky ka qenë shkaku i përplasjes së dy automjeteve, shkruan JOQ.

Ambulanca transportoi për në spital dy personat që ndodheshin në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa djali u transportua me një makinë të rastit pas 20 minutash.

I riu kishte të çara pas koke dhe u dërgua për kurim në spital, ndërkohë që gjendja shëndetësore e tij nuk është bërë e ditur.

Sipas dëshmitarëve njëri prej djemve kishte mbetur në makinë dhe u nxor nga personat që iu gjendën në ndihmë. Shoferi i “Fordi-t”nuk ka mbetur i plagosur rëndë, por djemtë që udhëtonin me “Golf 4” kanë marrë lëndime serioze. Policia gjendet në vendngjarje për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz