back to top
Thursday, August 7, 2025
BallinaLajmeShmanget sulmi terrorist për bombardimin e Teheranit

Shmanget sulmi terrorist për bombardimin e Teheranit

Të ngjajshme

Gucati: Gjykata Speciale nuk po sjell drejtësi, por dhunë politike

Hysni Gucati, kryetar i OVL-UÇK-së ka folur në protestën...

Sami Lushtakun e Ramiz Lladrovcin ‘i bashkon’ protesta kundër Gjykatës Speciale

Sami Lushtaku dhe Ramiz Lladrovci janë parë sot pranë...

Bajrami: Kryeministri e presidentja të dalin në protestë

Profesori Arsim Bajrami, ka folur rreth protestës së sotme...

Autoritetet në Iran deklarojnë se kanë shmangur një plan të organizuar nga militantë sunitë për të sulmuar me bomba objekte të ndryshme të rëndësishme në Teheran dhe qytete të tjera të vendit.

Ministria për shërbimet e inteligjencës ka deklaruar se anëtarë të një “grupi terrorist anti-islamik takfiri” janë arrestuar dhe sasitë e eksplozivit në posedim të tyre janë sekuestruar.

“Takfiri” është një term i përdorur nga autoritetet në Iranin shiit për të etiketuar ekstremistët sunitë, që i cilësojnë myslimanët e tjerë si femohues që meritojnë vdekjen.

Aktualisht Irani po ndihmon si qeverinë siriane ashtu dhe atë irakene për të luftuar grupet xhihadiste, të udhëhequra nga Shteti Islamik, që i konsideron shiitët si të pafe për nderimin e familjes së profetit Muhamed dhe të besimeve të tjera fetare.

Militantët që deklarojnë se mbrojnë pakicën sunite në jug-lindje të Iranit kanë kryer një seri sulmesh kundër shtetit në vitet e fundit, përcjell TCH.

Ministria e shërbimeve të inteligjencës ka deklaruar se, hetimi i agjentëve të saj po vazhdon si brenda ashtu edhe jashtë Iranit.

“Informacion i përditësuar do t’i komunikohet kombit të madh iranian sapo të jenë krijuar rrethanat e përshtatshme”, ka shtuar ministria.

- Advertisement -

Të Fundit