Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Jehona Lushaku, ka reaguar ashpër ndaj situatës aktuale në sektorin energjetik.
Ajo ka thënë se ekonominë e Kosovës po e vret ‘’mafia e energjisë’’.
Postimi:
MAFIA E ENERGJISË PO VRET EKONOMINË E KOSOVËS!
Kosova është shndërruar në shtet, ku qytetari paguan më shumë, jeton më keq dhe rrezikon të mbetet pa punë.
Vendi ku biznesi nuk guxon të ëndërrojë sukses, sepse pushteti e ngulfatë.
Shteti ku mafia energjetike i detyron prodhuesit të blejnë energjinë nga firmat e qeveritarëve.
Vetëm sot, mbi 1 400 biznese janë shkyçur nga rrjeti. Kjo do të thotë mijëra familje pa paga, pa siguri dhe me çmime gjithnjë e më të larta.
Kjo është politika e Albin Kurtit!; politika e urrejtjes ndaj sektorit privat dhe e varfërimit të popullit.
Kurti në opozitë ‘për prodhime vendore’, Kurti në pushtet ‘për mbytjen e tyre’!