back to top
Friday, December 5, 2025
BallinaLajmeShkurti i vitit 2026 pritet të jetë vendimtar për proceset gjyqësore ndaj...

Shkurti i vitit 2026 pritet të jetë vendimtar për proceset gjyqësore ndaj Hashim Thaçit në Hagë

Të ngjajshme

Muaji shkurt i vitit të ardhshëm do të shënojë një fazë kyçe për dy procedurat gjyqësore që po zhvillohen ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi në Dhomat e Specializuara.

Krahas gjykimit kryesor ku ai dhe ish-drejtues të UÇK-së përballen me akuza për krime lufte, tashmë është caktuar edhe data e fillimit të procesit të ndarë që lidhet me pengim të drejtësisë, transmeton lajmi.net.

Sipas njoftimit zyrtar, më 4 dhjetor gjykatësi përgjegjës ka vendosur që gjykimi për çështjen e “pengimit të drejtësisë” ndaj Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe Hajredin Kuçit të nisë më 24 shkurt 2026, ndërsa paraqitja e provave të Prokurorisë do të përmbyllet deri më 6 mars.

Në këtë fazë pritet të dëgjohen tre dëshmitarë.

Ndërkohë, edhe procesi kryesor ndaj krerëve të UÇK-së po i afrohet fundit. Mbrojtjet e Thaçit dhe Jakup Krasniqit kanë njoftuar se nuk do të thërrasin më dëshmitarë dhe nuk do të paraqesin materiale të tjera plotësuese. Në parashtresat e tyre theksohet:“Mbrojtja […] nuk ka më dëshmitarë për t’u thirrur dhe asnjë material tjetër provues për t’u paraqitur si pjesë e çështjes së Mbrojtjes.”

Ky zhvillim erdhi pas mospranimit të kërkesës që Bislim Zyrapi të shtohej si dëshmitar në listën mbrojtëse.

Gjatë seancës së fundit, palët kërkuan ndryshime në afatet mbi dorëzimin e dosjeve përfundimtare dhe në caktimin e datave të fjalëve përmbyllëse. Edhe pse Prokuroria dhe mbrojtja kërkuan që materiali përfundimtar të dorëzohej deri më 30 janar dhe që fjalët finale të mbaheshin rreth mesit të marsit, trupi gjykues vendosi ndryshe.

Në vendimin e tij, Gjykata përcaktoi se dosjet përfundimtare duhet të dorëzohen më 19 janar, ndërsa fjalët përfundimtare do të zhvillohen në periudhën 9–13 shkurt, si dhe më 16 dhe 18 shkurt.

Pas mbylljes së kësaj faze, trupi gjykues pritet të ketë rreth tre muaj kohë për të formësuar vendimin përfundimtar të shkallës së parë. Kjo nënkupton se aktgjykimi për rastin ndaj Thaçit dhe bashkë të akuzuarve pritet të shpallet në fund të majit ose, në skenarin më të zgjatur, në fillim të qershorit 2026./lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz