Shkurte Fejza i bashkohet thirrjes për Marshin për Liri: Ta mbrojmë luftën çlirimtare dhe të ardhmen e fëmijëve tanë
dp

Lexo edheBrooklyn Beckham dhe Nicola Peltz shfaqen të afërt gjatë mbrëmjes në Venecia

Përmes një mesazhi drejtuar qytetarëve, Fejza ka bërë thirrje që të marrin pjesë në marshin që organizohet në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.
“Ta mbrojmë luftën çlirimtare dhe të ardhmen e fëmijëve tanë”, është mesazhi i përcjellë nga këngëtarja, duke ftuar qytetarët që t’i bashkohen marshit.
Marshi organizohet nga platforma qytetare “Liria Ka Emër” dhe mbahet në prag të 16 shtatorit, në mbështetje të drejtësisë, lirisë dhe kthimit në atdhe të ish-krerëve të UÇK-së.
Marshi do të nisë më 12 shtator, në orën 14:00, nga sheshi “Skënderbeu” në Prishtinë.

Lexo edheBrooklyn Beckham dhe Nicola Peltz shfaqen të afërt gjatë mbrëmjes në Venecia
12 shtator | Ora 14:00 | Sheshi “Skënderbeu”, Prishtinë.
Marshojmë për liri. Marshojmë për çlirimtarët. /Lajmi.net/