BallinaLajmeShkupi me rrugë ende të bllokuara, ankth se çdo gjë mund të...

Shkupi me rrugë ende të bllokuara, ankth se çdo gjë mund të përsëritet

Të ngjajshme

Muriqi humb penalltinë më të rëndësishme të sezonit

Sulmuesi kosovar, Vedat Muriqi ka humbur penalltinë më të...

Një 16 vjeçar nga Kosova sot është në bankën rezervë te Bayern Muncheni

Bayerni po zhvillon këto momente ndeshjen e Bundesligas ndaj...

Rreziku për rritje çmimesh në Kosovë: Çka do të bëjë Qeveria?

Tregu i Kosovës është shumë i ekspozuar ndaj ndryshimeve...

Gjakata amerikane: Elon Musk mashtroi investitorët në blerjen e Twitter-it

 Një Gjykatë në Kaliforni vendosi se miliarderi Elon Musk...

Rrugë përplot me mbeturina, disa të tjera të bllokuara, mungesë e rrymës elektrike në lagjet më të prekura, të paktën një viktimë dhe, ankth se çdo gjë mund të përsëritet edhe sot.

Një ditë pas katastrofës natyrale që e goditi rajonin e Shkupit, ku u regjistruan të reshura të shiut prej 33 litrave për metër katrorë, dhe ku u shënuan më shumë se 800 goditje të rrufeve, gjendja duket të jetë larg normales, njofton Shenja.

Mbrëmë Televizioni SHENJA njoftoi për të paktën një viktimë nga të reshurat e rrëmbyeshme, ndërsa dëme të mëdha janë shkaktuar kryesisht në lagjen Hasanbeg, në fshatrat Haraçinë dhe Straçincë, por edhe në komunën e Çairit. Në lagjen Hasanbeg, ujërat e ardhura kanë vërshuar tërë lagjen, duke mbushur katet përdhes të shtëpive.

Qyteti i Shkupit ka formuar një Shtab Emergjent, ndërsa Presidenti i shtetit, Gjorgje Ivanov, thirri ushtrinë për të ndihmuar në evakuimin e banorëve nga lagjet më të prekura.

Për sot, sinoptikët sërish thonë se do të ketë reshje të shiut, të cilat do të jenë më intensive në rajonin e Shkupit dhe në pjesën perëndimore të Maqedonisë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz