Shkupi tashmë i gatshëm për ndeshjen e UEFA Super Kupës që do të luhet më 8 gusht mes Real Madridit dhe Manchester United.
Kryeqyteti i Maqedonisë i cili do të jetë nikoqir i ndeshjes mes fituesit të UEFA Ligës së Kampioneve, Real Madrid dhe fituesit të UEFA Ligës së Evropës, Manchester United, vazhdon të pranojë mysafir nga të gjitha anët e botës.
Në lokacione të ndryshme të kryeqytetit janë varur flamujt e Real Madridit dhe Manchester Unitedit, ndërsa në sheshin “Maqedonia” është formuar një “fan zone” ku do të zhvillohen aktivitete të ndryshme.
Në Shkup ku do të mblidhen një numër i madh i tifozëve dhe shikuesve neutral nga gjithë anët e botës dominojnë emocionet.
Tifozët e Madridit janë të sigurtë nga fitorja, ndërsa të United kanë shpresa për fitore
Tifozët e Real Madridit janë të sigurtë nga fitorja, ndërsa ato të Manchester United shpresojnë që ndeshja do të rezultojë në favor të tyre. Në këtë festë të futbollit që do të luhet në kryeqytetin e Maqedonisë gjenden edhe tifozët “neutral” që dëshirojnë të jenë dëshmitarë.
Luciana Coutinho, nga Brazili në deklaratën e saj për Anadolu Agency (AA), tha se Shkupin e viziton për ndeshjen mes Real Madrid dhe Manchester United. “Ky vend është shumë i largët nga vendi im, por unë e dua shumë futbollin. Prandaj dëshiroj që ta vizitojë këtë vend. Dhe natyrisht erdha ta shikoj Real Madridin”, u shpreh Coutinho.
Cilve, tifozi i Manchester United nga Hong Kongu, duke treguar se kjo është vizita e parë e tij në Shkup tha se shpreson që ekipi i tij do të fitoj.
Ai duke treguar parashikimin e tij për ndeshjen tha se “Ndoshta fiton Manchester me rezultat prej 2-0. Nga viti 1985 jam tifoz i Manchester United. Shpresoj se të dy ekipet do të luajnë një ndeshje të mirë, por fiton Manchester United”.
Ka edhe tifozë “neutral” që kanë ardhur ta shikojnë ndeshjen
Mes tifozëve që kanë ardhur në Shkup për ndeshjen e Super Kupës gjenden edhe ato që janë “neutral”. Mes këtyre është edhe Marton Kovacs nga kryeqyteti i Hungarisë, Budapest, i cili për AA tregoi se së pari kanë vizituar qytetin e Ohrit dhe pastaj kanë ardhur në Shkup.
Ai duke theksuar se janë tifozë i ekipeve të Ligës së Hungarisë, tha se “Unë dhe një shok e mbështesim Budapest Honved, ndërsa dy të tjerë Ferencvaros. Është vizita jonë e parë në Shkup, ky vend është i bukur”.
Një tifoz tjetër nga Hungaria, Zoltan Gyuris, theksoi se nuk e favorizon asnjërin klub që do të përballet në Super Kupë. “Klubi i huaj që unë mbështes është Liverpool dhe Barcelona, ndërsa në Hungari jam me Ferencvaros”, tha Gyuris.
Ndeshja mes klubit spanjoll Real Madrid dhe atij anglez Mancehster United, do të zhvillohet më 8 gusht në Stadiumin “Filipi i II”. /AA/