back to top
Sunday, September 7, 2025
BallinaLajmeShkupi dhe Prishtina shumë pranë luftës tregtare

Shkupi dhe Prishtina shumë pranë luftës tregtare

Të ngjajshme

Finlanda me Edon Maxhunin e eliminojnë Serbinë nga EuroBasket 2025

Finlanda ka shkaktuar një surprizë të madhe në EuroBasket...

Venezuela i vendos anijet raketore, pranë brigjeve të vendit

Marina Venezueliane po i përgjigjet vendosjes së anijeve të...

Çitaku: Vetëvendosje ka bashkëpunuar me Listën Serbe tash e 5 vite, e dëshmojnë përgjimet

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe deputetja...

Nesër mbyllet rruga “Fehmi Agani” në Prishtinë, kjo është arsyeja

Rruga “Fehmi Agani” në Prishtinë nesër do të mbyllet...

Gattuso para ndeshjes ndaj Izraelit: “Jam për paqe, por ne duhet të luajmë”

Trajneri i Kombëtares së Italisë, Gennaro Gattuso, është deklaruar...

Maqedonia e Veriut dhe Kosova janë përpara një sfide të re e cila mund të shndërrohet në një luftë tregtare. Pala kosovare është prerë dhe thonë se nuk do të heqin dorë. Për sa kohë që ndalohet importi i ikrave dhe materialit për shumimin e peshqve nga Kosova, ajo nuk do të lejojë importin e patateve dhe mjaltit nga Maqedonia.

Masa e tillë reciproke nuk i shqetëson shumë autoritetet maqedonase.

Ministri i bujqësisë Traian Dimkovski beson se problemi do të tejkalohet.

Ai thotë se ndalesa nuk vlen posaçërisht për Kosovën, por për të gjitha vendet që nuk bëjnë kontroll të ikrave dhe peshqve të vegjël të destinuar për shumim.

“Ka dallim në eksportin e patateve, duke filluar nga 40 deri në 1000 ton vitin e kaluar. Ndërsa për mjaltin kemi një vazhdimësi në vlerë prej rreth 400,000 euro është eksporti i mjaltit në Kosovë. Ne nuk kemi të dhëna nga ana e tyre se sa është në krahasim me importin e peshkut dhe ikrës, sepse nuk ndahen nga norma të tilla. Të hënën do të kemi të dhëna të qarta dhe të sakta mbi rreziqet nga ana jonë dhe ana e tyre”-tha Trajan Dimovski, ministër i bujqësisë”.

Autoritetet e Kosovës, ndërkohë, besojnë se ndalimi i eksportit të ikrës dhe materialit për shumimin e peshqve në vend do të shkaktojë një goditje të madhe për biznesin.

Ata nuk shohin asnjë problem dhe besojnë se vendimi i tyre është në përputhje me marrëveshjen e CEFTA-s.

Para më shumë se një muaji, ikrat dhe materiali për shumimin e peshqve nga Kosova janë ndaluar të importohen në Maqedoni.

Arsyeja është se Kosova nuk i kontrollon ato produkte, respektivisht nuk bëjnë monitorim siç e kërkojnë tregjet evropiane.

Pa një certifikatë të tillë, nuk mund të eksportohet as peshk në tregjet e BE-së.

Për këtë arsye nga Qeveri insistojnë që Kosova të ketë monitorim me qëllim të tregtisë së lirë mes dy vendeve. Maqedonia dhe Kosova të paktën një herë në vit gjenden para luftës tregtare.

Vitin e kaluar, për më shumë se 30 produkte bujqësore të prodhuara në vend, Kosova e rriti taksën doganore, dhe dëmet u vlerësuan mbi 2 milion euro.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz