back to top
Wednesday, February 11, 2026
BallinaShowBizShkumbin Istrefi reagon për mospropozimin e Fatmir Spahiut për Ministër të Kulturës

Shkumbin Istrefi reagon për mospropozimin e Fatmir Spahiut për Ministër të Kulturës

Të ngjajshme

Abdixhiku: Demokracia nuk është vetëm numra, por vetëdijesim politik

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku është...

Albin Kurti nuk i propozon për ministre Rozeta Hajdarin dhe Arbërie Nagavcin

Mandatari për kryeministër Albin Kurti, ka propozuar kabinetin e...

Kusari-Lila: I kemi votat për formimin e Qeverisë – vonesa është për arsyje teknike

Mimoza Kusari – Lila, kryetarja e Alternativas që është...

Kurti prezanton kabinetin qeveritar, këta janë ministrat

Kuvendi i Kosovës po mban një seancë të jashtëzakonshme,...

Aktori i njohur Shkumbin Istrefi ka reaguar përmes një statusi publik lidhur me propozimin e fundit për Qeverinë, ku emri i aktorit Fatmir Spahiu nuk figuronte si kandidat për Ministër të Kulturës.

Istrefi ka theksuar se në të kaluarën e kishte mirëpritur kandidimin e Spahiut për këtë post, edhe pse, sipas tij, dihej se ato propozime nuk do të votoheshin, përcjell Indeksonline.

Ai ka vlerësuar po ashtu gatishmërinë e Spahiut për ta pranuar ofertën, pavarësisht rrethanave politike.

Sipas Istrefit, propozimi i sotëm i Qeverisë, pa emrin e Spahiut, ishte “me së buti thënë, dëshpërues”. Ai theksoi se nuk ka asnjë kundërshtim ndaj kandidates së propozuar, por e konsideron joetike mënyrën se si, sipas tij, është përdorur reputacioni i një prej aktorëve më të popullarizuar në vend.

Në fund, Istrefi u shpreh se Fatmir Spahiu do të mbetet gjithmonë një aktor dhe artist me vlera, ndërsa politika, sipas tij, vazhdon të mbetet e “flliqt”, duke shtuar: “Sa më larg saj.”/Indeksonline/

Të Fundit

Sport

ShowBiz