Një skuadër e Shërbimit të Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës (ShKShMK) ka filluar një operacion kërkim-shpëtimi në Malet e Sharrit.
Lajmi është bërë i ditur përmes një njoftimi të publikuar në faqen zyrtare të këtij shërbimi në rrjetin social Facebook. Sipas njoftimit, operacioni ka nisur dhe ekipet janë tashmë në terren.
“Një skuadër e ShKShMK ka filluar një operacion të Kërkim-Shpëtimit në malet e Sharrit. Për më shumë informata do të njoftoheni me kohë,” thuhet në njoftim./IndeksOnline/