back to top
Thursday, September 11, 2025
BallinaDrenica +Drenica KulturëShkrimtari nga Skenderaj, Halil Kajtazi, që gjithë jetën ia dedikoj letërsisë (FOTO)

Shkrimtari nga Skenderaj, Halil Kajtazi, që gjithë jetën ia dedikoj letërsisë (FOTO)

Të ngjajshme

Aktorja e famshme turke kapet mat me reperin e njohur

Në showbizzin turk sot është vetëm një emër në...

Vdes aleati i Trump, pasi u qëllua me armë

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka njoftuar se aleati i...

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim

Nesër në Kosovë pritet ndryshim i motit për shkak...

Një shkrimtar që ia fali gjithë jetën letërsisë dhe gazetarisë, ishte pikërisht Halil Kajtazi nga Vitaku i Skenderajt, shkruan Drenica Press.

Halil Kajtazi lindi më 21 qershor 1935 në Vitak të Drenicës. Shkollën fillore dhe gjimnazin e ulët e kreu në vendlindje, Shkollën normale dhe Fakultetin Filozofik – Dega e Gjuhës dhe e Letërsisë  Shqipe, në Prishtinë.
Me shkrime letrare u paraqit për herë të parë më 1952. Një kohë ishte arsimtar i gjuhës shqipe në Runikë të Komunës së Skenderajt, në Rakosh të komunës së Istogut (Burimit), pastaj gazetar i Radio-Prishtinës si dhe i gazetës “Kosova”. Kajtazi u mor me krijimtari letrare – kryesisht në prozë dhe me mbledhjen e studimin e folklorit shqiptar.

Halil Kajtazi vdiq në Qershor të vitit 2018 pas një sëmundje të shkurtër  në moshën 83 vjeçare.
Kajtazi la pas vetës mbi 34 vepra të botuara nga lëmi i folklorit, prozës dhe poezisë.
Botimet:
Veprat folklorike:
Xingli-mingli, Prishtinë, 1967
Nina-nëna, (grup autorësh), Enti i Teksteve dhe i Mjeteve Mësimore i KSA të Kosovës, Prishtinë, 1978
Proza popullore e Drenicës Prishtinë, 1970
Proza popullore e Drenicës II, Enti i Teksteve dhe i Mjeteve  Mësimore i KSA të Kosovës, Prishtinë, 1972
Nga lirika popullore e Drenicës, “Rilindja”, Prishtinë, 1972
Proza popullore e Drenicës, I, II, III, Prishtinë, Enti i Teksteve dhe i Mjeteve Mësimore i KSA të Kosovës, Prishtinë, 1986
Proza popullore e Drenicës. IV,  Shtëpia botuese “Rozafa”, Prishtinë 2007
Proza popullore e Drenicës V, Prishtinë, 2010

Veprat letrare:
I treti, roman, Prishtinë, 1979
Në Shtëpinë e bardhë, roman, Prishtinë, 1967
Një kohë tjetër, tregime, Prishtinë, 1997
Pehlivan Guri, roman, Prishtinë, 2002
Loti në tri kohë, roman, Prishtinë, 2002
Shkrime letrare, ese, Prishtinë, 2002
Norka, roman, Prishtinë, 2003
Orët e mëngjesit, roman, Prishtinë, 2005
Udha e eshtrave, roman, Prishtinë, 2011
Shtalbakët e Vitakut, roman, Prishtinë,
Koha e gjarpinjve, roman, Prishtinë,
Guri i mullirit, poezi, Shtëpia botues ULPI, Prishtinë 2013
Hija e jetës, roman, Prishtinë 2013, Shtëpia botuese ULPI,
Besa-Besë, Prishtinë 2014, Shtëpia botuese ULPI,
Dasmë e ftohtë, tregime, Prishtinë 2014, Shtëpia botuese ULPI,
Erërat e Kosovës, 95, Sh. B. ULPI, Prishtinë, 2014

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz