Shkëndija do të zbresë sonte në fushën e blertë për ta vazhduar ëndrrën evropiane.
Ekipi shqiptar do të luajë në rrethin e tretë kualifikues të Ligës së Kampionëve, ndërsa do ta presë në Shkup ekipin Qarabag, shkruan “Gazeta Express”.
Kuqezinjtë janë ekipi i vetëm shqiptar që shkuan në këtë fazë të garave, ndërsa ata e synojnë mrekullinë dhe historinë – kualifikimin në fazën e ligës së Championsit, një gjë të cilën nuk e kishte arritur paraprakisht asnjë ekip shqiptar.
Në rast të eliminimit eventual nga Liga e Kampionëve, tetovarët do ta vazhdonin pjesëmarrjen në garat evropiane.
Ndeshja mes Shkëndijës dhe Qarabagut do të luhet sonte në stadiumin “Todor Proeski” në Shkup duke filluar nga ora 20:00.
Tetovarët do të synojnë të nxjerrin rezultat sa më pozitiv në ndeshjen e parë, në mënyrë që në atë të kthimit të jenë më të relaksuar, e jo në presion. /Gazeta Express