BallinaShkenctarët po i mësojnë Super Marios-s se si të medojë dhe të...

Shkenctarët po i mësojnë Super Marios-s se si të medojë dhe të ndjej

Një grup i vogël i panjohur kërkuesish po ndërtojnë një lloj softueri të quajtur Al i cili bazohet në programim e personazheve të lojërave për të vepruar si qenie njerëzorë. Ata po aplikojnë diçka të tillë tek video loja e famshme Super Mario, duke i mësuar atij sjellje njerëzore. Si pasojë e kësaj përdoruesit mund të programojnë karakterin e Marios duke i dhënë atij komanda zanore natyrale në vend të përdorimit të një kontrolluesi.
Një nga kërkuesit deklaroi se Mario tashmë është në dijeni të mjedisit dhe të ekzistencës së tij, të paktën në një aspekt të veçantë. Një tjetër prej tyre tregon se si ai mund të mësojë informacione dhe të motivohet nga reagimet e përdoruesit. Madje Mario mund ti përgjigjet vetë përdoruesit me zë.
Fabian Schrodt, një nga zhvilluesit e këtij projekti tha për The Verge se kjo është një farë inteligjence artificiale që vjen si kombinim i programimit Al dhe komandave zanore natyrale njerëzore. Ai shton se në të njëjtën kohë kjo skuadër po punon për një projekt tjetër ku karakteret Mario dhe Luigi janë të aftë të bashkëbisedojnë me njeri tjetrin duke përdorur zëra të gatshëm kompjuterik. Në këtë mënyrë ata do të mbledhin informacione në mënyrë të pavarur dhe ta shpërndajnë atë mes tyre duke mësuar njeri tjetrin, raporton gameworld albanian.
- Advertisement -