BallinaLajmeShkëlzen Gashi kërcënohet me jetë gjatë intervistës: Hajt se Policia t’run nja...

Shkëlzen Gashi kërcënohet me jetë gjatë intervistës: Hajt se Policia t’run nja 1 muj, mandej e sheh

Të ngjajshme

Wirtz: Të gjithë duam të sjellim Kupën e Botës në shtëpi

Florian Wirtz ka shprehur dëshirën që të fitojë Kupën...

Anija luftarake amerikane ankorohet në Kroaci për riparime, gati 200 marinarë morën trajtim mjekësor

Anija luftarake “USS Gerald R. Ford”, transportuesi i avionëve...

Një dashuri dhe shtatë faje

Shkruan: Ag Apolloni Para tetë vjetësh, akademikët e ASHAK-ut e...

Goditje për Anglinë, 8 lojtarë largohen nga grumbullimi për ndeshjen ndaj Japonisë

Kombëtarja e Anglisë do të zhvillojë një tjetër ndeshje...

Shkëlzen Gashit, ish-këshilltarit të kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit, i është dashur të shkojë me mbrojtje të Policisë në emisionin “Rubikon”, për t’i sqaruar deklaratat e tij për krimet e luftës, të cilat i kushtuan jo vetëm me largim nga kabineti i kryeministrit.

Derisa intervista e tij po transmetohej direkt në Facebook, ai është kërcënuar me jetë dhe me largim nga Kosova, raporton Gazeta Sinjali.

Disa nga komentuesit janë irrituar edhe me drejtuesin e emisionit, Adriatik Kelmendin, për faktin se e ka ftuar Gashin për intervistë.

“Adriatik aj person duhet  plumbe ejo intervist qasi berllogu je edhe ti”, ka shkruar njëri.

“Hajt se Policia t’rujn nja 1 muj, mandej e shef kush të run”, ka kërcënuar një tjetër.

“A ka shqiptar qe e Rep jo me myt po me Rep  kadale me ja q* nonen kryp mi qit”, ishte një koment tjetër.

“Demostrata me qit jahst kosove  ket qen”, ka kërcënuar tjetri.

Gashi në këtë intervistë ka deklaruar se nuk ka thënë asnjëherë se Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka kryer krime të organizuara ndaj civilëve të pafajshëm serbë. Por është shprehur sërish i bindur se disa pjesëtarë të UÇK-së kanë bërë krime, duke cituar edhe raporte të organizatave ndërkombëtare për krimet e luftës së fundit në Kosovë./GazetaSinjali/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz