Policia e Kosovës ka bërë të ditur për një aksident trafiku me të lënduar në qytetin e Skenderajt.
Ndonëse nuk janë dhënë informacione shtesë për të lëndarin dhe personin që goditi me veturë këmbësorin, është bërë e ditur se i aksidentuari është jashtë rrezikut për jetë dhe pas pranimit të tretmanit mjekësor në Spitalin e Mitrovicës është liruar për në shtëpi.
Njoftimin e Policisë lidhur me këtë rast mund ta gjeni më poshtë:
Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar përderisa ishte duke drejtuar veturën, nga pakujdesia ka goditur këmbësorin-viktimën mashkull kosovar, me ç ‘rast i ka shkaktuar lëndime trupore. Viktima është dërguar ne Spitalin e Mitrovicës dhe pas pranimit të tretmanit mjekësor është liruar.