back to top
Sunday, February 8, 2026
BallinaLajmeShkel masat anti COVID-19, Limaj mbledh dhjetëra qytetarë në odat e fshatrave...

Shkel masat anti COVID-19, Limaj mbledh dhjetëra qytetarë në odat e fshatrave të Drenasit e Malishevës

Të ngjajshme

​Parashikimi i motit për javën e ardhshme​

Në vendin tonë, gjatë javës së ardhshme do të...

Zvicër: Pesë ditë burgim me kusht për një pistoletë me ujë

Në Zvicër, edhe pistoletat me ujë rozë mund të...

Nëna e Inës letër: Pas çdo banori qëndron një …

Nëna e Inës ka dërguar këtë të diel një...

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka vazhduar takimet me bashkëluftëtarë dhe përkrahës të Nismës Socialdemokrate.

Limaj thotë se sonte ka marrë mbështetje për projektin e tij në mbrojtje tē vlerave kombëtare në Llapushnik të Drenasit dhe Rud të Malishevës.

Por, ajo që bie në sy është edhe shkelja masave anti-covid, për çka edhe janë akuzuar partitë politike. Në fotot e publikuara shihet grumbullimi i qytetarëve, ndërkohë që të gjithë janë edhe pa maska mbrojtëse.

Postimi i plotë:

”Me Llapushën e Drenicën vlerat kombëtare i mbrojmë më lehtë! Projektit tonë politik për mbrojtjen dhe ruajtjen e vlerave kombëtare sonte i dhanë mbështetje të madhe bashkëluftëtarë dhe qytetarë të shumtë në Llapushnik të Drenasit dhe në Panorc e Rud të Malishevës. Strukturat tona në këto lokalitete u zotuan që këtë frymë patriotike më mbështet fuqishëm në mënyrë që të mos lejohet të bëhet dëm i pariparushëm për vendin”.

”Njerëzit e mirë anekënd Kosovës po bashkohen rreth këtij projekti si të domosdoshëm për vendin dhe i cili nuk lejon cenimin e vlerave tona kombëtare. Me bashkëluftëtarët e UÇK-së dhe strukturat tona në këto zona do të jemi edhe më të fuqishëm për zgjedhjet e parakohshme që do të mbahen më 14 shkurt”.

Të Fundit

Sport

ShowBiz