back to top
Sunday, February 1, 2026
BallinaLajmeShkarkimi i Veliut, LDK-ja mban mbledhje urgjente

Shkarkimi i Veliut, LDK-ja mban mbledhje urgjente

Të ngjajshme

Limi zbulon arsyen e largimit nga BBVIP (Video)

Limi ka zbuluar arsyet se pse ka ndërprerë rrugëtimin...

Gjatë javës, FSK-ja me aktivitete në Badovc e Koliq

Komuna e Prishtinës ka njoftuar qytetarët për dy aktivitete...

Liverpooli më në fund fiton në Premierligë, e mposht bindshëm Newcastlen

Liverpooli ka arritur fitoren e parë në Premierligë për...

Limi lë shtëpinë më të madhe në vend (VIDEO)

Banori i Big Brother VIP Kosova, Limi, ka lënë...

Lidhja Demokratike e Kosovës është duke zhvilluar një mbledhje urgjente pas vendimit të kryeministrit Albin Kurti për ta shkarkuar ministrin e Punëve të Brendshme dhe nënkryetarin e kësaj partie, Agim Veliun, raporton Gazeta Sinjali.

Në këtë mbledhje e cila ka filluar para disa minutash, ka shkuar edhe Veliu, ndërsa mbledhja është thirur nga kryetari i LDK-së, Isa Mustafa.

“Përmes deklaratave të tij të bëra publikisht, por jo edhe të mbështetura me qëndrime të tij në mbledhje të brendshme, Ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, z. Veliu ka dëshmuar mungesë të theksuar lidershipi dhe ka minuar hapur punën e qeverisë, pjesë e të cilës ai është”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e zyrës së kryeministrit, ky arsyetohet shkarkimi i Veliut.

Këtë vendim e ka cilësuar të papranueshëm Mustafa, i cili publikisht i ka kërkuar Kurtit që ta anulojë vendimin dhe ta heq taksën deri në fund të javës, duke paralajmëruar kështu edhe prishjen e koalicionit në rast se Kurti e shkel marrëveshjen. /Gazeta Sinjali/

Të Fundit

Sport

ShowBiz