BallinaLajmeShkallët e kryeqytetit kthehen në “fontanë” pas të reshurave të shiut

Shkallët e kryeqytetit kthehen në “fontanë” pas të reshurave të shiut

Të ngjajshme

Tragjike: Një grua në Gjakovë vdes pasi ra nga Ura e Moglicës

Një grua e moshës madhore sonte ra nga Ura...

“Jemi vetëm shokë” – Selin futet në mes të çiftit Brikena-Mateo?

Marrëdhënia mes Brikenës dhe Mateos duket se është vënë...

Sassuolo e nis mbarë pjesën e dytë, barazon rezultatin ndaj Juventusit

Sassuolo ka arritur të shënojë golin e barazimit ndaj...

Gallapeni shkëlqen në fitoren e Wisla Plock, i bën dy asistime

Pikërisht para ndeshjes së madhe të Kosovës, ylli i...

Të reshurat intensive të shiut gjatë ditës së sotme, kanë kthyer në fontanë shkallës e një lagjeje në rrugën B në Prishtinë, raporton Gazeta Blic.

Për këtë, të shqetësuar janë shprehur edhe banorët e kësaj ane të cilët janë ankuar se sa herë që të reshurat e shiut janë të mëdha, rrugët e kryeqytetit, kryesisht ato për këmbësorë, janë të pakalueshme.

Përveç kësaj, në këtë lagje probleme të shumta janë paraqitur edhe në raste tjera të të reshurave të shiut.

Mirëpo, gjatë ditës problemet me ujërat e zeza si shkak i të reshurave janë shfaqur edhe në pjesë tjera të Prishtinës.

Derisa kryeqyteti po përballet me probleme të shumta si ky i sotmi, kryetari Shpend Ahmeti është fokusuar në fusha të tjera, si bashkëdrejtues i ekipit negociator në dialogun me Serbinë.

Sot, ai mori pjesë edhe në hapjen zyrtare të panairit të librit në Prishtinë, kur edhe filluan reshjet.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz