BallinaLajmeShkaku i Coronavirusit, ekonomia në Kosovë pritet të ketë rënie nga -2...

Shkaku i Coronavirusit, ekonomia në Kosovë pritet të ketë rënie nga -2 deri në -4 %

Të ngjajshme

“Nuk do të doje të rreheshe me të”: Trump nderon Chuck Norrisin

Donald Trump ka kujtuar Chuck Norrisin si një “njeri...

Rafael Leao do të mungojë në ndeshjen ndaj Torinos

Rafael Leão do të mungojë në ndeshjen e Milanit...

Paga minimale në Kosovë nuk po respektohet për disa punëtorë

Megjithëse nga janari paga më e ulët në Kosovë...

Ministri i Jashtëm iranian: Starmer po vë në rrezik jetët britanike

Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, ka akuzuar...

Fehmi Mehmeti, guvernator i Bankës Qendrore në Kosovë, në një konference për media ka thënë se si pasojë e Coronavirusit do të ketë rënie në ekonomi.

Ai e pranoi se do të ketë edhe ulje të remitencave, raporton Front Online.

“Dëmtimi i ekonomisë ndikon në mirëqenien e qytetarëve. Pritet që të ketë rënie të fitimit. Mund të ketë edhe kriza të jashtme, pra nga të ardhurat nga remitencat. Pakoja e miratuar pritet të jetë një injeksion i nevojshëm për ekonominë, por jo e mjaftueshme”, u shpreh Mehmeti.

Tutje, guvernatori Mehmeti tregoi edhe për masat që i ka marrë institutcioni që ai udhëheq në ekonomi.

Ai ka siguruar qytetarët që bankat kanë mjaftë para të gatshme, raporton më tutje Front Online.

” Banka kane likuiditet dhe nuk do të kenë asnjë problem me paratë e gatshme. Paratë e gatshme janë dezinfektuar. Qytetaret të evitojnë blerjen me paratë e gatshme, ta shfrytëzojnë blerjen me kartelë. Kemi rritje të raportit te likuiditet. Njësoj e mirë gjendja është edhe me depozitat. Pezullimi i pagesave do të bëhet rast pas rasti. Në asnjë rast bankat nuk duhet të rrisin tarifat e tyre. Ekonomia në Kosovë do të ketë rënie nga -2 deri në minius -4%”, deklaroi Mehmeti.

Ai tha se ndaj çdo banke që nuk i respekton vendimet e BQK-së do të merren masat. /FrontOnline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz