Shiti makinën për studimet e vajzës, ajo që merr pas 21 vjetësh e bën të qajë!

Zotëri Harmen e kishte shitur veturën e tij Ford 2D e prodhuar në vitin 1936 për t’i mbuluar shpenzimet e studimeve të vajzës së tij.
Makina Ford 2D e vitit 1936 ishte objekti më i shtrenjtë që kishte qëkur ishte 16 vjeç, por më pas ishte detyruar që ta shiste pasi duheshin para për studimet e vajzës së tij Stephanie.
Vajza e tij, Stephanie, e dinte shumë mirë dhe kështu u vu në kërkim të makinës së të atit, ku pas shumë vitesh e gjeti dhe e ribleu.
Lexo edheRa nga trageti në detin Adriatik, turistja gjendet gjallë pas 10 orësh
Pas disa muajsh nga blerja, organizoi një surprizë shumë të bukur në mënyrë të fshehtë bashkë me të mamanë, 21 vjet pas shitjes së makinës së të atit.
Videoja e postuar në Youtube nga vetë Stephanie shihet se si babi i saj u gëzua dhe u emocionua aq shumë nga surpriza e vajzës. /GazetaExpress/














