back to top
Monday, October 20, 2025
BallinaInstantShiten aksionet e FC Prishtinës, tani mbesin vetëm dy pronarë të vetëm

Shiten aksionet e FC Prishtinës, tani mbesin vetëm dy pronarë të vetëm

Të ngjajshme

Musliu: Lista Serbe e glorifikon kriminelin e luftës Nebojsha Pavkoviq

Eksperti i sigurisë, Agim Musliu, ka reaguar ashpër ndaj...

​KQZ i afrohet shpalljes së rezultateve përfundimtare

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka paralajmëruar se është në...

MPB: 11 persona të arrestuar për incidente gjatë ditës së zgjedhjeve

Gjithsej 11 persona janë privuar nga liria gjatë ditës...

Ndryshime rrënjësore te FC Prishtina. Klubi më i trofeshëm kosovar tashmë pritet që të ketë vetëm dy aksionar, nga 15 sa ishin gjithsej, transmeton Gazetasheshi.com.

Gazeta “Metro” ka raportuar gjatë mbrëmjes se klubi nga kryeqyteti  tani e tutje aksionar të vetëm do jenë Remzi Ejupi dhe Rrahman Haradini, të cilët do kenë nga 50% të aksioneve.

Ejupi deri më tani kishte 27,61% të aksionave, kurse Haradini 18,34% të aksioneve.

Image result for remzi ejupi
Remzi Ejupi

Ndërkaq, aksionarët e tjerë si Naim Ejupi, Ahmed Kurtolli, Afrim Muqiçi, Ismet Begolli, Ragip Mustafa, Sinan Vllasaliu, Fikret Maqastena, Hakif Gashi, Beqir Çerkezi, Ahmed Beselica, Hashim Deshishku, Arbnor Morina dhe Fatos Hoxha kanë shitur aksionet e tyre.

Image result for rrahman haradini fc prishtina
Rrahman Haradini

Vlen të theksohet se FC Prishtina është klubi më i trofeshëm kosovar, duke numëruar 10 tituj në Superligë, 6 Kupa e 8 Superkupa./GazetaSheshi/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz