Shiroka Pula pranon letra urimi nga Mbreti i Suedisë, presidentët e Hungarisë dhe Letonisë
dp

Lexo edheJeton Zulfaj: Kosova meriton statusin e vendit kandidat dhe hapjen e negociatave për anëtarësim në BE

Mbreti i Suedisë, Carl Gustaf R, ka shprehur urimet e sinqerta për presidenten Shiroka Pula, duke i dëshiruar shëndet asaj dhe mirëqenie e prosperitet popullit të Kosovës.
Në letrën e urimit, presidenti i Hungarisë, András Baka ka rikonfirmuar mbështetjen e shtetit të tij për integrimin euro-atlantik të Kosovës, dhe përpjekjet për stabilitet, paqe dhe prosperitet ekonomik në rajon, duke theksuar kontributin ushtarak të vazhdueshëm të Hungarisë në misionin e KFOR-it.
Ndërsa presidenti i Letonisë, Edgars Rinkeviçs, ka vlerësuar marrëdhëniet miqësore në mes dy vendeve dhe ka rikonfirmuar angazhimin e Letonisë për forcimin e sigurisë dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor, përfshirë kontributin e vazhdueshëm në misionin e KFOR-it, si dhe mbështetjen për perspektivën evropiane të Kosovës.

Lexo edheJeton Zulfaj: Kosova meriton statusin e vendit kandidat dhe hapjen e negociatave për anëtarësim në BE
Justina Shiroka Pula u zgjodh presidente e re e Kosovës më 6 tetor. Ajo është gruaja e tretë femër në këtë post dhe e shtata në historinë e vendit.