back to top
Friday, October 24, 2025
BallinaShqiptareShipëria në korridor gazi, nis shtrimi i tubave

Shipëria në korridor gazi, nis shtrimi i tubave

Të ngjajshme

Prostitucion në Tiranë, arrestohet një i ri dhe dy vajzat kolumbiane që shfrytëzonte

Policia e Tiranës ka goditur një rast të shfrytëzimit...

Vazhdojnë kërkimet për të riun nga Tropoja Florjan Tabakun

Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim ka filluar sërish operacionin...

Vazhdojnë kërkimet për të riun nga Tropoja Florjan Tabakun

Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim ka filluar sërish operacionin...

Spiropali falënderon Izraelin për njohjen e Kosovës

Ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka falënderuar...

Në ceremoninë simbolike, zyrtarë të lartë të vendit dhe të projektit “TAP” renditën dobitë ekonomike të përfshirjes së Shipërisë në këtë korridor gazi. 160 milionë euro në vit do t’i shtohen Prodhimit të Brendshëm Bruto të Shqipërisë me nisjen e punës së këtij gazsjellësi, ndërsa deri tani janë punësuar 1.700 vetë, 90% e të cilëve shqiptarë.

“Them se është bërë shumë progres. Ka përfunduar 92% e punës në këtë fazë të parë, prej 43 km rrugë dhe 42 ura. Ky nuk ka qenë vetëm një aktivitet për transport, por do t’u shërbejë edhe komuniteve përgjatë gazsjellësit”, tha Ian Bradshaë, drejtor i përgjithshëm i projekti “TAP”.

Përveç dobive ekonomike, gazsjellësi pritet të zhvillojë industrinë e gazit në Shqipëri.

“Baza kryesore e furnizimit me gaz në të ardhmen do të jetë pikërisht gazsjellësi TAP, por gjithashtu, kombinuar me shfrytëzimin e burimeve të tjera, pasi nuk është sekret që presim lajmet të mira edhe në këtë aspekt nga eksplorimet. Një projekt tjetër i menjëhershëm është rikthimi në punë i TEC-it të Vlorës përmes furnizimit me gaz. Në masterplan janë përcaktuar edhe hapa për gazifikimin hap pas hapi të Shqipërisë, çfarë do të bëjë që në harkun e 20-25 viteve, nevoja për ngrohje dhe gatim në vend të mbulohet nga gazi”, tha kryeministri Edi Rama.

Qeveria shqiptare kërkon nga “TAP”-i përfitime të barabarta me vendet e tjera si Greqia.

“Nuk ka qenë gjithnjë muaj mjalti, shpeshherë kemi negociuar për të marrë më të mirën nga projekti, siç ka qenë përfshirja e kontraktorëve shqiotarë, dhe sot kemi shumë kompani shqiptare që kanë marrë pjesë. Këto kanë sjellë edhe përfitime. Shqipëria ka pasur disa kushte jo të favorshme krahasuar me Greqinë. Dhe unë dua të falënderoj kompaninë, e cila së bashku me autoritetet qeveritare, me Ministrinë e Energjisë, është përfshirë në një proces negociimi, të cilën jemi duke e përfunduar, për të sjellë në një balancë të plotë përfitimet e Shqipërisë, siç i ka marrë edhe Greqia”, tha Damian Gjiknuri, ministër i Energjisë.

Nga kufiri mes Turqisë dhe Greqisë e deri në Itali, “TAP” do të jetë afërsisht 878 km i gjatë. Pika më e lartë do të jetë 1.800 metra mbi nivelin e detit në malet shqiptare, ndërsa pika më e ulët do të jetë 820 metra në thellësi të ujërave të Adriatikut.

/ Top Channel

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz