back to top
Thursday, August 28, 2025
BallinaJetëKurioziteteShikoni sipërfaqen e Diellit që dridhet, s’e keni parë kurrë më parë

Shikoni sipërfaqen e Diellit që dridhet, s’e keni parë kurrë më parë

Të ngjajshme

Ngrihet aktakuzë ndaj një personi në Klinë për nxitje të përçarjes dhe mosdurimit

Prokuroria Speciale e Kosovës ka dorëzuar aktakuzë në Gjykatën...

Pse George Clooney anuloi angazhimet në Festivalin e Filmit?

George Clooney u sëmur gjatë promovimit të filmit të...

Dembele apo Yamal? Busquets “e voton” Topin e Artë

Ousmane Dembélé kundër Lamine Yamal. Kanë mbetur më pak...

Teleskopi diellor Daniel K Inouye në Havai ka publikuar fotografi që tregojnë veçori shumë të vogla të diellit, 30 km, një pamje e jashtëzakonshme e paparë kurrë.

Kjo është e mrekullueshme kur e di që ylli ynë ka një diametër prej 1.4 milion km dhe është 149 milionë km larg tokës.

Strukturat e ngjashme me qelizat janë afërsisht sa madhësia e shtetit amerikan të Teksasit. Ato lëshojnë gaz të nxehtë ose plazma.

Qendrat e ndritshme janë aty ku ngrihet ky material diellor, vijat e errëta që i rrethojnë janë ato ku plazma ftohet dhe fundoset.

DKIST është një strukturë e re e pozicionuar në majë të Haleakala, një vullkan i lartë 3000 m mbi ishullin havajan Maui.

Pasqyra e tij kryesore është më e madhja në botë për një teleskop diellor.

Observatori do të përdoret për të studiuar veprimtarinë e diellit.

Kjo sondë e përbashkët evropiano-amerikane do të bëjë fotografim të dielli nga pika më e afërt e mundshme – vetëm 42 milionë km larg nga sipërfaqja. Kjo është më afër yllit tonë se edhe planeti Merkur.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz