back to top
Thursday, September 25, 2025
BallinaLajmeShikoni se çfarë ka vendosur Trump aty ku duhej të ishte portreti...

Shikoni se çfarë ka vendosur Trump aty ku duhej të ishte portreti i Bidenit në Shtëpinë e Bardhë

Të ngjajshme

Gjendet i vdekur një person në Durrës, dyshohet të jetë therur me thikë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen...

Cigaret elektronike, të rrezikshme për zemrën

Përdorimi i cigareve elektronike shton rrezikun e atakut kardiak,...

Rihanna sjell në jetë fëmijën e tretë

Ylli i muzikës amerikane Rihanna dhe partneri i saj...

Raportohet se Kurti është nisur për vizitë në SHBA

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, raportohet se është nisur...

Të mërkurën, Shtëpia e Bardhë zbuloi “Shëtitoren e Famës Presidenciale”, ku portretet bardh e zi të të gjithë presidentëve të mëparshëm të SHBA-së janë shfaqur në korniza ari. Megjithatë, në vendin e rezervuar për Joe Biden, nuk ka një foto të tij, por një imazh të një stilolapsi automatik  që përdoret për të nënshkruar dokumente.

Pamjet i ka publikuar në X,  Margo Martin, asistente speciale e Presidentit Donald Trump dhe këshilltare e tij e komunikimit.

Trump zbuloi planet e tij për të rinovuar galerinë disa javë më parë në një intervistë me The Daily Caller, duke theksuar se jo të gjithë presidentët do të trajtohen në mënyrë të barabartë. Kur u pyet drejtpërdrejt nëse portreti i Biden do të përfshihej, ai u përgjigj: “Do të vendosim një fotografi të një stilolapsi”.

Kujtojmë se në qershor, Trump urdhëroi një hetim për të përcaktuar nëse bashkëpunëtorët e ish-Presidentit Biden e mbuluan gjendjen e tij të dyshuar të dobët mendore dhe përdorën në mënyrë të paligjshme një stilograf për të nënshkruar dokumente zyrtare në emër të tij.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz