Skuadra e Zinedine Zidanes u ngjit në vendin e tretë në tabelë të shtunën pasdite pasi “Los Blancos” mposhtën Real Sociedadin 5-2 në La Liga.
Cristiano Ronaldo realizoi një hat-trick perfekt, por Real Madrid përsëri mbetet 16 pikë prapa liderit, Barcelonës.
Ky ishte hat-tricku i parë i portugezit këtë sezon, por vështirësitë e Karim Benzemas para golit vazhduan.
Sulmuesi francez, i cili iu bashkua Real Madridit në vitin 2009, luajti 90 minuta të plotë, por dështoi të gjente rrugën e golit përsëri.

Benzema ka shënuar vetëm dy gola në 16 paraqitje në La Liga këtë sezon – dhe tifozët në “Bernabeu” u duk se e kishin humbur durimin me të.
Sulmuesi madrilen është vërshëllyer rregullisht këtë sezon, gjë që nxiti edhe reagimin e Zidanes i cili kërkoi nga tifozët ta përkrahin Benzeman.
Në fund të fitores 5-2, Gareth Bale i dhuroi Benzemas një mundësi të artë për të shënuar golin e tij të parë në La Liga që nga nëntori.
Mirëpo, francezi dështoi të gjejë rrjetën gjë që nxiti vërshëllimat e tifozëve.
Shikoni videon e mëposhtme.
Si reagoi Ronaldo?
Real Madrid mirëpret PSG-në në Champions League ë mërkurën mbrëma dhe Ronaldo e di se skuadra ka nevojë për tifozët ta përkrahin.
Ai nuk ishte aspak i lumtur me reagimin e tyre ndaj huqjes së Benzemas dhe u dha një mesazh atyre pak para vërshëllimës së fundit.
Shikoni videon e mëposhtme. //FutbollFanatik//
.