“Shi” merimangash në Australi, pemët e parqet mbulohen nga rrjetat e tyre
BILLI

Lexo edheVIDEO/ Shkëmbinjtë shkëputen nga mali dhe bien mbi makinat, raportohen të plagosur

Merimangat në Australi duket sikur bien nga qielli teksa kanë pushtuar qytetin. Në këto foto shohim se qyteti Goulburn në Australi është pushtuar nga rrjetat e merimangave.
Nëse në vende të tjera kjo situatë do të kishte shkaktuar panik në disa qytete të Australisë, ky moment njihet si sezoni i merimangave, transmeton shqiptarja. Pemë, parqe dhe rrugë janë të mbuluara nga rrjetat e merimangave duke krijuar imazhe sureale që duket sikur i përkasin një bote tjetër.
Disa lloje merimangash ngjiten në majat e bimëve dhe pemëve dhe hidhen, duke përdorur mëndafshin e tyre si parashuta të vogla. Janë pikërisht rrjetat e tyre që i ndijojnë ato migruar.

Lexo edheVIDEO/ Shkëmbinjtë shkëputen nga mali dhe bien mbi makinat, raportohen të plagosur