BallinaLajmeShi i rrëmbyeshëm në Malishevë, uji ka depërtuar në disa shtëpi banimi...

Shi i rrëmbyeshëm në Malishevë, uji ka depërtuar në disa shtëpi banimi |Foto

Të ngjajshme

Tragjike: Një grua në Gjakovë vdes pasi ra nga Ura e Moglicës

Një grua e moshës madhore sonte ra nga Ura...

“Jemi vetëm shokë” – Selin futet në mes të çiftit Brikena-Mateo?

Marrëdhënia mes Brikenës dhe Mateos duket se është vënë...

Sassuolo e nis mbarë pjesën e dytë, barazon rezultatin ndaj Juventusit

Sassuolo ka arritur të shënojë golin e barazimit ndaj...

Gallapeni shkëlqen në fitoren e Wisla Plock, i bën dy asistime

Pikërisht para ndeshjes së madhe të Kosovës, ylli i...

Shiu i rrëmbyeshëm që ka kapluar territorin e Komunës së Malishevës, është përcjellë edhe me dëme, pasi uji ka depërtuar edhe në disa shtëpi të banimit. Ekipet e njësisë së zjarrfikësve dhe shpëtimit, kanë intervenuar në fshatin Pllaqicë, për largimin e ujit në një shtëpi banimi.

Sipas drejtorit të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Valon Gashi, ekipet emergjente, me të marrë informacionin ka intervenuar në fshatin Pllaqicë, pasi uji kishte depërtuar së paku në një shtëpi banimi. Sipas tij, njësia e zjarrfikësve dhe shpëtimit në Malishevë, ka larguar ujin nga kjo shtëpi banimi.

Përndryshe, shiu i rënë sot, në disa pjesë të Komunës së Malishevës, është shoqëruar dëme, të cilat do të vlerësohen në ditët në vijim, kurse në Pllaqicë, në shtëpinë ku është intervenuar, janë shkaktuar dëme të konsiderueshme.

Drejtori Gashi, ka bërë të ditur se ekipet emergjente janë në gatishmëri të plotë, për të ndërhyrë nëse paraqitet nevoja, pasi parashihet të vazhdojnë të reshurat.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz