Shfaqja, e shkruar nga dramaturgia e njohur britanike Alice Birch me regji nga regjisorja e njohur kosovare Zana Hoxha, pati premierën në LAMDA (London Academy of Music & Dramatic Art) më 3 shtator 2024, e pasuar nga dy repriza më 4 dhe 5 shtator në Teatrin Orange Tree, ku më pas u prezantua edhe në Teatrin Oda në Prishtinë gjatë Festivalit FemArt 2024.
Shfaqja ka një kastë të fuqishme ndërkombëtare aktorësh: Olive McHugh, Tanaka Mpofu, Xixi Xiao dhe Natalia May. “Revolt. She Said. Revolt Again.” (Revoltë. Ajo Tha. Revoltohu Sërish.), është një produksion i guximshëm dhe pa kompromis që sfidon rolet dhe pritshmëritë tradicionale të vendosura mbi gratë. Përmes një sërë skenash provokuese, shfaqja eksploron tema si gjuha, identiteti, seksualiteti, puna dhe rolet shoqërore. Regjia e Zana Hoxhës rikoncepton dhe çrregullon rrëfimin tradicional, duke i shtyrë audiencat të përballen me çështje që shpesh mbesin të heshtura. Një skenë e paharrueshme, që përfshin një grua dhe një shalqi të thyer, simbolizon fuqishëm autonominë trupore, dëshirën dhe çlirimin.
Efekti i kësaj vepre qëndron në aftësinë e saj për të gjeneruar diskutim, për të provokuar mendimin dhe për të sfiduar strukturat sistemike përmes artit. Në këtë mënyrë, ajo përputhet me misionin themelor të Artpolis: përdorimin e artit dhe kulturës si mjete për transformim shoqëror dhe barazi gjinore.”
Po ashtu, si informate, ky bashkëpunim vjen si rezultat i një marrëdhënieje të ndërtuar gjatë edicionit të 12-të të Festivalit FemArt, të mbajtur në Prishtinë nga 25–30 maj 2024. Përfaqësueset e Festivalit WeeToo morën pjesë në FemArt, ku prezantuan shfaqjen e tyre në Teatrin Dodona, duke u angazhuar me një audiencë të gjerë lokale dhe duke krijuar lidhje me artistë e aktivistë nga Kosova.
Vizita e tyre shënoi një shkëmbim të rëndësishëm kulturor që jemi të gatshëm ta thellojmë më tej. Gjithashtu, ne faqe te Artpolis e gjen nje postim ku e lajmeron shfaqjen ne Paris dhe informon per bashkepunimin shumevjecar me Ambasaden e Frances ne Prishtine dhe Institutin Francez, dhe perkrahjen e tyre qe keto bashkepunime te jene te mundura.
