back to top
Tuesday, February 3, 2026
BallinaLajmeShfaqet “i forti i Serbisë”, kërkon leje nga Beogradi për të mbrojtur...

Shfaqet “i forti i Serbisë”, kërkon leje nga Beogradi për të mbrojtur Kosovën

Të ngjajshme

Cilësia e ajrit në botë, në këtë pozitë rënditet sonte Prishtina

Kryeqyteti i Kosovës, Prishtina po vazhdon të përballet me...

Muriqi i pandalshëm, goditja e tij numërohet si asist për Darderin

Vedat Muriqin s’po ka kush e ndal. Kosovari, ka bërë...

Vdes në moshën 55-vjeçare aktori i njohur meksikan i Narcos

Aktori i njohur meksikan Gerardo Taracena, i cili fitoi...

Arrestimi i djeshëm i shefit të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Djuric, nuk ka shqetësuar vetëm shtetin serb dhe media, por edhe disa të ‘fortë’ të shtetit fqinj.

Në emër të grupit joformal serb, që quhet ‘Nderi serb’, Bojan Stojkovic, ka kërkuar nga presidenti Aleksandar Vuçiq që të japë urdhër për mobilizim ‘në mbrojtje të Kosovës’, shkruan gazetametro.net.

“Zotëri president. Në emër të “Nderit Serb” dhe të gjithë vullentqarëve serbë, me xhandarmërinë dhe ushtrinë serbe, jemi në dispozicionin tuaj dhe jemi të gatshëm për mobilizim të gjithëmbarshëm të populiit serb, për të mbrojtur – jo për shkuar në luftë, por për të mbrojtur vatrën tonë dhe të mbrojmë popullsinë serbe e cila jeton në Kosovë. Ta dini që keni në dispozicion të gjithë vullnetarët serbë që janë të gatshëm të japin jetën për Kosovën”, ka thënë Stojkovic.

Me këtë deklarata, njeriu që njihet si i ‘forti i Serbisë’, ka bërë të ditur se ata janë të gatshëm për të ‘mbrojtur’ Kosovën, ndonëse ky grup është paramilitar dhe thuhet se financohet nga qendra ‘humanitare’ ruse në Nish, për të cilën u kërkua të mbyllet pasi u konfirmua se është degë e shërbimit sekret rus.

Ndërkohë, arrestimi i Djuric ka aktivizuar edhe serbët e veriut të Kosovës. Ata gjatë natës së mbrëmshme bllokuan rrugën kryesore për në Jarinje, pikërisht ku ishin të vendosura barrikadat para disa vitesh në Zvecan.

Ndryshe, shefi i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë u arrestua para disa orësh pasi nuk respektoi refuzimin që i bëri shteti kosovar në kërkesën për vizitë.

Të Fundit

Sport

ShowBiz