BallinaShfaqet dokumentari “Triumfi i zanit të minareve”

Shfaqet dokumentari “Triumfi i zanit të minareve”

Të ngjajshme

90 minuta larg historisë, këto janë formacionet e ndeshjes Kosovë-Turqi

Kosova jonë zhvillon ndeshjen jetike ndaj Turqisë. “Dardanët”, synojnë ta...

Zbulohet formacioni i Kosovës, kjo është 11-shja e Franco Fodës!

Sonte në ora 20:45 zhvillohet ndeshja mes Kosovës dhe...

Publikohen formacionet zyrtare të ndeshjes Kosovë – Turqi

Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes së madhe finale...

Abdixhiku: Kjo është historia jonë, nuk dorëzohemi

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka ndarë emocionet e...

Misteri i Qefinit të Torinos thellohet

Misteri i Shroud of Turin është bërë edhe më...

Myftinia Shkodër organizoi në teatrin “Migjeni”, aktivitetin përmbyllës të programit 17 ditor kushtuar përkujtimit të 25 vjetorit të rihapjes së xhamisë së parë në Shkodër e Shqipëri, pas 23 vitesh persekutim e dhunë ateiste ndaj fesë.

Në këtë aktivitet ishin të pranishëm autoritetet më të larta fetare e civile të vendit, si: H. Skender Bruçaj, Kryetar i KMSH, z. Ilir Dizdari, Kryetar i Komitetit Shtetëror për Kultet, Lutfi ef Ballek, Kryetar i Këshillit të Bashkësisë Islame të Prizrenit, Mons. Angelo Massafra, Arqipeshkëv Shkodër-Pult, znj. Greta Bardeli, Kryetare e Këshillit të Qarkut Shkodër, z. Xhemal Bushati, Kryetar i Këshillit të Bashkisë Shkodër, Dr. Genti Kruja, drejtor i Kulturës në KMSH, z. Uran Kalej, drejtor i Vakf Investimeve në KMSH, H. Edmir Smajlaj, Myfti i Malësisë së Madhe, z. Kujtim Dervishi, drejtor i Medresesë “Haxhi Sheh Shamia”, deputetë, drejtues të partive politike, imamë të xhamive, kryetarë të shoqatave islame në vendin tonë etj.

Fillimisht të pranishmit ndoqën me vëmendje premierën e dokumentarit me titull: “Triumfi i zanit të minareve”, ku u shfaqën dëshmi dhe fakte nga koha e vështirë e vitit 1967 e më pas, kur besimtarët myslimanë, por jo vetëm, u përballën me diktaturën komuniste dhe me ndalimin e fesë ligjërisht.

Njëherazi u shfaqën edhe momentet kryesore të dëshmisë historike të ceremonisë madhështore të datës 16 nëntor 1990 dhe fjalimit historik të mbajtur nga Hafiz Sabri Koçi, si dhe dëshmi të pjesëmarrësve aktivë të atyre ditëve të rëndësishme.

Aktiviteti vijoi me fjalën e rastit, mbajtur nga H. Skender Bruçaj, Kryetar i KMSH, i cili vlerësoi datën 16 nëntor 1990, si një moment kthese në historinë tonë kombëtare.

Kryetari i KMSH vlerësoi se liria e besimit është esenciale për jetën e njeriut, sikurse theksoi se besimi është i barasvlershëm me krejt virtytet dhe bie ndesh me krejt tentativat për të mbjellë terror dhe urrejtje në botë.

Z. Bruçaj dënoi ashpër zhvillimet e fundit në shumë vende të botës, ku po shfaqen akte terroriste, vrasje të njerëzve të pafajshëm dhe nxitje të urrejtjes, si akte të papranueshme nga feja dhe ndërgjegjja islame.

Aktiviteti u përshëndet edhe nga znj. Greta Bardeli, e cila vlerësoi lirinë e besimit si bekim nga Zoti dhe mirësi për popujt. Ajo vlerësoi shpirtin e harmonisë ndërfetare si një begati për popullin shqiptar dhe historinë e tij.

Në emër të institucionit që drejton, znj. Bardeli i akordoi Myftiut të Shkodrës, certifikatë për dhënien e titullit: “Nderi i Qarkut Shkodër”, Myftinisë Shkodër.

Aktiviteti u përshëndet edhe nga Imam Muhamed Sytari, Myfti i Zonës Shkodër, i cili vlerësoi këtë datë dhe dha mesazhet e tij kushtuar lirisë së besimit, harmonisë kombëtare e fetare dhe respektimit të jetës dhe lirisë individuale në shoqëri.

Myftiu ftoi të pranishmit të ngrihen në këmbë dhe të këndojnë një “Fatiha” për ata qindra mijëra të pafajshëm që janë vrarë anëmbanë botës në vitet e fundit, si pasojë e terrorizmit.

Një program i bukur artistik, me pjesë të përzgjedhura, ilahi e recitime, nga nxënësit e Medresesë “Haxhi Sheh Shamia”, Shkodër, i dha emocione të bukura këtij tubimi përmbyllës.

(Dritaislame 16 nëntor 2015)

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz