back to top
Friday, January 30, 2026
BallinaKulturëShfaqet dokumentari i parë kushtuar botës së egër në trojet shqiptare

Shfaqet dokumentari i parë kushtuar botës së egër në trojet shqiptare

Të ngjajshme

Melania Trump rrëfen jetën e saj private përmes një dokumentari

Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara, Melania Trump,...

Probleme në avionin e Kristjan Asllanit, anulohet fluturimi Milano-Stamboll

Besiktas gjeti marrëveshje me Interin për të afruar Kristjan...

AKU: Qumështi për foshnja Aptamil po tërhiqet urgjentisht nga tregu

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka njoftuar këtë të enjte...

Zbulohet papritur: Ismet Beqiri pritet të jetë kandidat për kryetar të LDK-së

Të shtunën Lidhja Demokratike e Kosovës do të mbaj...

Është shfaqur dokumentari i parë Shqiptar i Botës së Egër, i përgatitur nga Organizata Wildlife Albanian Photographers.

Dokumentar të tillë jemi mësuar të shohim vetëm në programet televizive të jetës së egër jo shqiptare nga vende të ndryshme të botës.

Ky është lloji i parë që është përgatitur nga fotografë nga të gjitha trojet shqiptare.

Ky projekt i jashtëzakonshëm pasqyron pamje impresive dhe cilësore të kafshëve të egra që jetojnë në territoret e Kosovës dhe Shqipërisë. Qëllimi i realizimit të këtij dokumentari është informimi i publikut mbi rëndësinë e prezencës së kafshëve në habitatet e tyre dhe kujdesi që duhet treguar ndaj tyre. Për më tepër dokumentari paraqet sakrificat, vështirësitë, rreziqet dhe sfidat që fotografët e botës së egër ballafaqohen.

Njëri nga ta Arian Mavriqi, ka shkruar se në dokumentar mund të shihni diçka që nuk e keni parë më herët, një dokumentar në trojet Shqiptare, të xhiruara me kualitet super të lartë nga fotografë të vendit.

Ky projekt është realizuar krejtësisht me financimin privat të anëtarëve të shoqatës së Fotografëve Shqiptarë të Natyrës së Egër, me qendër në Kosovë.

Në vijim ju ftojmë shikoni këtë dokumentar të realizuar në mënyrë brilante./Motilokal.com

Të Fundit

Sport

ShowBiz