back to top
Thursday, September 11, 2025
BallinaLajmeSherifi paralajmëron: Po përgatiten lëshime të reja ndaj Serbisë

Sherifi paralajmëron: Po përgatiten lëshime të reja ndaj Serbisë

Të ngjajshme

Zhegrova zbulon se a do të luajë në derbi kundër Interit

Edon Zhegrova është prezantuar zyrtarisht si futbollist i Juventusit,...

PROFIL/ Kush janë ministrat e rinj në kabinetin e Edi Ramës

Kabineti i ri qeveritar i Edi Ramës dalë nga...

Bislimi dhe Petkoviq në Bruksel

Kryenegociatori i Kosovës për dialogun me Serbinë, Besnik Bislimi,...

Ideja e prezantuar sot nga Edita Tahiri, që faza e tretë e Dialogut të Brukselit me Serbinë të ketë format negociatorësh sikur “Ekipi Unitetit” në bisedimet e Vjenës, nuk i ka pëlqyer fare Nismës për Kosovë.

Bilall Sherifi nga kjo parti ka thënë se kjo ide është “një lajm shumë i keq”, transmeton Koha.net.

Ai në prononcim për Koha.net ka thënë se kjo që ka kërkuar Edita Tahiri, do të thotë përgatitje për koncesione të reja me Serbinë.

“Nëse Edita Tahiri kërkon një lloj dialogu sikur në kohën e bisedimeve të Vjenës, atëherë paskan përgatitur koncesione të reja për Serbinë. Se po të ishin tema për të cilat do të fitonte Kosova, nuk do të ishte e gatshme as Edita as shefat e Editës nuk do të na thirrnin”, ka thënë Sherifi, teksa potencon përsëri se po të ishte mirë, atëherë nuk do të thirrej fare opozita.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz