BallinaLajmeSherifi: Hashim Thaçi thuajse na u përgjërua që të shkonim në koalicion...

Sherifi: Hashim Thaçi thuajse na u përgjërua që të shkonim në koalicion me PDK-në

Të ngjajshme

Kompletohen çiftet çerekfinaliste në Ligën e Kampionëve

Tashmë dihen tetë ekipet e kualifikuara në çerekfinale të...

Robot shkakton kaos në një restorant në Kaliforni

Një robot humanoid ka humbur kontrollin në restorantin Haidilao...

Dëmtohet një gyp, në këtë lagje të Prishtinës ndalet uji

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se për...

Artefakti romak në Amerikë sfidon historinë e “Botës së Re”

Zbulimi i një artefakti romak në Amerikë ka ndezur...

Deputeti i Nismës për Kosovën, Bilall Sherifi, ka folur lidhur me zhvillimet në vitin 2014, atëherë kur u tentua të formohet koalicioni VLAN (Vetëvendosje, LDK, AAK, Nisma) për rrëzimin e PDK-së nga pushteti

Ai tha se Nisma në këtë kohë e ka dhënë kontributin për ndryshim, por LDK-ja u tërhoq.

Pasi koalicioni VLAN nuk vazhdoi, Sherifi tha në TV Dukagjini, se kanë pasur 100 telefonata e 100 lutje nga kryetari i atëhershëm i PDK-së, Hashim Thaçi, për të hyrë në koalicion me ta.

“Ai nuk ka pasur dëshirë të komunikojë me neve sepse ka mendu që s’po e kalojmë pragun, ka luftu që mos me kalu pragun, është angazhu mos me kalu pragun, por ne e kaluam pragun. Po flas prej momenti që e kaluam pragun, ai jo që ka pas interesim, po pothuajse përgjërim sepse vetëm ne e bënim kryeministër, ia vazhdonim mandatin”, tha Sherifi.

Sipas tij, në çdo variant tjetër ai e humbiste kryeministrin, pasi postin e kreut të ekzekutivit e kërkonte edhe Ramush Haradinaj edhe Isa Mustafa.

“Nga ky kontekst kur analizojmë kontributi i Nismës ka qenë për ndryshim. Nuk qe e thënë të bëhet për faktin që LDK-ja shkoi… Nuk do ta gjykojë, as t’i jap të drejtë…”, tha ndër të tjera deputeti i Nismës, Bilall Sherifi.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz