back to top
Monday, February 2, 2026
BallinaLajmeLajmet e FunditShërbimi i Kujdesit Paliativ vjen për herë të parë në Gjakovë

Shërbimi i Kujdesit Paliativ vjen për herë të parë në Gjakovë

Të ngjajshme

Krasniqi: Grupi parlamentar multietnik në legjislaturën e 10-të do të përbëhet nga 8 deputetë

Kryetari i Iniciativës së Re Demokratike të Kosovës (IRDK),...

Çmimet e Grammy: Lista e yjeve që nuk u nominuan

Ceremonia e 68-të e Çmimeve Grammy po mbahet sonte , por...

Rezultatet negative e “çojnë” n’shpi Besnik Hasin, shkarkohet nga Anderlechti

Trajneri i njohur shqiptar, Besnik Hasi është larguar nga...

Juventusi shënon edhe golin e dytë ndaj Parmas

Skuadra e Juventusit ka shënuar golin e dytë ndaj...

Në ambientet e Qendrës së Mjekësisë Familjare “Ereniku”, është inauguruar për herë të parë në Komunën e Gjakovës Shërbimi i Kujdesit Paliativ, një zhvillim kyç për përmirësimin e kujdesit shëndetësor në nivel lokal.

Ky shërbim i ri synon të ofrojë ndihmë mjekësore dhe mbështetje emocionale për pacientët që përballen me sëmundje të rënda kronike, si dhe për familjarët e tyre, duke siguruar përkujdesje të denjë dhe gjithëpërfshirëse në periudhat më të ndjeshme të jetës.

Në fjalën e tij gjatë inaugurimit, kryetari i Komunës së Gjakovës, z. Ardian Gjini, theksoi rëndësinë e këtij hapi për komunitetin lokal.

“Kujdesi nuk ka të bëjë vetëm me shërimin, por me praninë dhe dinjitetin. Ndihem veçanërisht i lumtur që Gjakova, nga sot, po e bën këtë realitet. Komuna do të vazhdojë të punojë me përkushtim për të ofruar shërbime të qasshme dhe me dinjitet për çdo qytetar.”

Drejtoresha e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, znj. Adelina Shehu Kola, shtoi se ky shërbim është një hallkë e domosdoshme në sistemin shëndetësor vendor:

“Shërbimi i kujdesit paliativ siguron jo vetëm trajtim mjekësor, por edhe mbështetje emocionale dhe psikologjike për pacientët dhe familjet e tyre.”

Ky projekt u realizua përmes bashkëpunimit të Komunës së Gjakovës me Projektin “Kujdesi Shëndetësor i Qasshëm dhe Cilësor” (AQH), i cili financohet nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC). Përfaqësuesi i projektit, z. Nicu Fota, vlerësoi lart bashkëpunimin me komunat si një faktor kyç për zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit shëndetësor.

Të Fundit

Sport

ShowBiz