back to top
Saturday, March 14, 2026
BallinaLajmeShërbimi i inteligjencës amerikane: Rusia nuk dëshiron luftë të drejpërdrejtë me SHBA-në

Shërbimi i inteligjencës amerikane: Rusia nuk dëshiron luftë të drejpërdrejtë me SHBA-në

Të ngjajshme

“Rrahja” e Prof. Lul Rakës, lajm i rrejshëm i krijuar me IA

Një postim i krijuar me Inteligjencë Artificiale për kinse...

Policia sekuestron 101 paketa cigare në Leposaviq, vlera rreth 85 mijë euro

Njësia policore e Policia e Kosovës ka zbuluar një...

I mituri në Xërxë shkon në shkollë me thikë, shoqërohet në polici

Një incident është raportuar të premten pasdite në fshatin...

Komuniteti i inteligjencës amerikane vlerësoi se Rusia “nuk dëshiron konflikt të drejtpërdrejtë me forcat amerikane”, sipas një vlerësimi vjetor të paklasifikuar të kërcënimit, të përfunduar në fund të janarit dhe të publikuar nga Zyra e Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare të martën, raporton CNN.

“Rusia kërkon një akomodim me Shtetet e Bashkuara për mosndërhyrje reciproke në punët e brendshme të të dy vendeve dhe njohjen e SHBA-së të sferës së pretenduar të ndikimit të Rusisë në pjesën më të madhe të ish-Bashkimit Sovjetik”, thuhet në dokument.

Pohimi vjen pasi tensionet midis Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara kanë arritur pikën e tyre më të ulët në dekada në mes të pushtimit rus të Ukrainës – dhe ndërsa presidenti rus Vladimir Putin ka kërcënuar publikisht me përdorimin e armëve bërthamore, duke i nervozuar zyrtarët amerikanë, përcjell Gazeta Express.

Moska “i sheh aftësitë e saj bërthamore si të nevojshme për ruajtjen e parandalimit dhe arritjen e qëllimeve të saj në një konflikt të mundshëm kundër Shteteve të Bashkuara dhe NATO-s”, thuhet në raport.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz