BallinaLajmeShërbimet shëndetësore që nuk ofrohen në spitalet rajonale

Shërbimet shëndetësore që nuk ofrohen në spitalet rajonale

Të ngjajshme

“Vetëm mjekët të qëndrojnë”, Merz synon kthimin e 80 përqind të sirianëve në atdhe

Kancelari gjerman Friedrich Merz tha se shumica e sirianëve...

Gattuso: Për ne është njëjtë si Uellsi, si Bosnja

Gennaro Gattuso siguron se Italia “nuk sheh asnjë diferencë...

Jusaj: Me largimin e akcizës nafta mundë të dal 1.45 euro

Rritja e çmimit të naftës e cila po prekë...

Spitalet e përgjithshme në Kosovë nuk ofrojnë shumë shërbime mjekësore, të cilat janë të rëndësishme për pacientët. Kirurgjia abdominale, kirurgjia plastike, neurokirurgjia, stentimet e koronarografia janë vetëm disa nga shërbimet që pacientët nuk mund t’i marrin nëpër spitalet rajonale, andaj edhe referohen për në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK). Kjo ballafaqohet me numër të madh të pacientëve, të cilët nuk mund t’i marrin shërbimet e nevojshme shëndetësore në rajonet e tyre, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Drejtori i Spitalit të Gjilanit, Nisret Hajrullahu, ka thënë për “Zërin” se në këtë spital nuk ofrohen të gjitha shërbimet mjekësore për pacientët. Sipas tij, në mungesë të disa shërbimeve pacientët referohen për në QKUK. “Ne nuk e kemi neurokirurgjinë, kirurgjinë plastike, kirurgjinë torakale e kirurgjinë abdominale. Këto janë raste që janë më të komplikuara”, ka thënë ai.

Sipas tij, as stentimet dhe koronarografia te rastet që kanë probleme me zemër nuk mund të bëhen në këtë spital. “Nga ne transferohen rastet me politrauma, rastet neurokirurgjike rastet me infarkt akut, rastet e rralla të cilat janë të komplikuara, si dhe ato raste për të cilat nuk mund të bëjmë zgjidhje në Spitalin e Përgjithshëm në Gjilan”, ka thënë ai

Përveç Spitalit të Gjilanit, edhe spitalet tjera të përgjithshme kanë mungesë të disa shërbimeve mjekësore. Në mungesë të tyre shumë raste referohen për në Klinikën Emergjente në QKUK, si dhe në klinikat tjera.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz