back to top
Tuesday, September 16, 2025
BallinaBotëShërbimet e sigurisë neutralizuan një dron mbi ndërtesat qeveritare në Varshavë, arrestohen...

Shërbimet e sigurisë neutralizuan një dron mbi ndërtesat qeveritare në Varshavë, arrestohen dy shtetas bjellorusë

Të ngjajshme

Kapet sasi e madhe e mbathjeve false, Dogana jep detaje

Njësitet Antikontrabandë të Doganës së Kosovës gjatë një kontrolli...

Vdes në Spitalin e Pejës i burgosuri T.Zh

Shërbimi Korrektues i Kosovës dhe Departamenti Shëndetësor i Burgjeve...

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim

Nesër në Kosovë pritet të kemi mot stabil, me...

Shërbimet e sigurisë në Poloni kanë neutralizuar një dron që fluturonte mbi ndërtesat qeveritare në qendër të Varshavës, ndërsa dy shtetas të Bjellorusisë janë arrestuar, njoftoi të hënën kryeministri polak, Donald Tusk.

“Pak më parë, shërbimi i sigurisë neutralizoi një dron që po fluturonte mbi ndërtesën qeveritare në rrugën Parkowa dhe mbi Pallatin Belweder”, shkroi Tusk në platformën X. Belweder është një nga rezidencat zyrtare të presidentit të Polonisë.

“Dy shtetas bjellorusë janë arrestuar”, shtoi ai, duke theksuar se policia po zhvillon hetimet.

Rruga Parkowa, ku ndodhi incidenti, ndodhet në një zonë të Varshavës ku janë të përqendruara ndërtesa qeveritare, Pallati Belweder dhe disa ambasada të huaja. Në afërsi ndodhet edhe ambasada ruse, raportoi televizioni publik polak TVP.

Zona është e shpallur ndalim-fluturim për dronët, përveç nëse operatorët marrin leje të posaçme. Sipas autoriteteve lokale të Varshavës, shkelja e këtij rregulli konsiderohet vepër penale dhe dënohet me deri në pesë vjet burgim.

Incidenti ndodhi në një kohë kur Polonia gjendet në gjendje të shtuar gatishmërie, pasi disa dronë rusë hynë në hapësirën e saj ajrore të mërkurën e kaluar, duke shtyrë NATO-n të dërgojë avionë luftarakë për t’i rrëzuar.

Atëherë, për herë të parë që nga fillimi i luftës, avionë luftarakë perëndimorë rrëzuan dronë rusë, duke rritur frikën në një rajon që është në prag tensioni që nga viti 2022, kur Moska nisi pushtimin e plotë të Ukrainës, raporton rel.

Tusk paralajmëroi se kjo ishte “më e afërta që kemi qenë ndonjëherë me një përplasje të hapur që nga Lufta e Dytë Botërore”.

Rusia ka deklaruar se Polonia nuk ishte shënjestër e sulmeve, ndërsa aleati i saj, Bjellorusia, ka pretenduar se dronët kishin devijuar nga kursi për shkak të ndërhyrjeve elektronike. Megjithatë, liderët evropianë janë të bindur se bëhej fjalë për një provokim të qëllimshëm nga Moska.

Në muajt e fundit, avionët polakë janë ngritur disa herë për të patrulluar hapësirën ajrore përballë sulmeve ajrore ruse ndaj Ukrainës, por shumica e këtyre ndërhyrjeve kanë ndodhur gjatë natës ose në orët e hershme të mëngjesit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz