back to top
Saturday, August 23, 2025
BallinaLajmeSheqerinska: Ju që luftoni kundër kancerit në gji, nuk jeni vetëm, së...

Sheqerinska: Ju që luftoni kundër kancerit në gji, nuk jeni vetëm, së bashku do të luftojmë!

Të ngjajshme

Liberta shijon pushimet në Ibiza me një paraqitje natyrale

Moderatorja e njohur, Liberta Spahiu, po kalon ditë relaksi...

Netanjahu: Raporti i IPC për urinë në Gazë ‘gënjeshtër’

Sipas OKB-së në disa pjesë të Rripit të Gazës...

Forcat Detare të Shqipërisë kryejnë stërvitje me Forcën e Sigurisë së Kosovës

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Pirro Vengu, përmes një...

Me ecje simbolike dhe vrapim humanitar (në gjatësi prej 1 km) në kuadër të manifestimit ‘Forca rozë’ nën organizim të Shoqatës ‘Borka’-Për çdo ditë të re, më shumë se 1 mijë qytetarë sot në Parkun e qytetit në Shkup u dhanë përkrahje të sëmurëve nga kanceri në gji dhe familjeve të tyre, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Bashkëshortja e kryetarit Ivanov, Maja Ivanova në manifestim theksoi se e gëzon ajo që që shëtitja rozë u shndërruar në traditë dhe veçmë vitin e tetë me rradhë e vizaton kordelen rozë.

Në këtë rast Ivanova u porositi bashkëqytetarëve të saj të bëjnë vetëkontrolle të rregullta dhe me kujdes t’i dëgjojnë dhe zbatojnë rekomandimet e mjekëve për parandalim.

Në ‘marshin rozë’ ka marrë pjesë edhe zëvendëskryetarja e LSDM-së, Radmilla Sheqerinska e cila theksoi se janë këtu që të tregojnë se gratë të cilat luftojnë me kancerin në gji nuk janë vetëm.

Çmimi për pjesëmarje në ecje dhe vrapim humanitar është 350 denarë me bluzë mëngë shkurtër me logon e manifestimit. Të gjithë paratë do të dorëzohen për paruke, gjegjësisht për gratë e prekura nga kjo sëmundje dhe që nuk kanë mundësi të blejnë, sigurimi i komunikimit të përditshëm me një psikolog si dhe shumë aktivitete tjera.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz