BallinaLajmeShënohet Java Ndërkombëtare e Personave të Shurdhër, premtohet mbështetje

Shënohet Java Ndërkombëtare e Personave të Shurdhër, premtohet mbështetje

Të ngjajshme

Forcat izraelite thonë se kanë interceptuar 92% të raketave balistike të Iranit

Forcat izraelite thonë se kanë interceptuar shumicën e mbi...

Parandalohet futja e substancave narkotike brenda Qendrës Korrektuese të Dubravës

Shërbimi Korrektues i Kosovës, ka njoftuar se sot rreth...

Aksident në rrugën Skënderaj-Klinë, gjashtë të lënduar dërgohen për trajtim mjekësor

Një aksident në fshatin Rakincë në rrugën Skënderaj –...

Aksident i rëndë në Skenderaj, 6 persona bëhen për spital

Gjashtë persona janë dërguar për trajtim mjekësor si pasojë...

Muja në Ditën e Pyjeve: 500 mijë fidanë për institucionet dhe qytetarët

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Pyjeve, Ministri i...

Shoqata e të Shurdhëve në Prishtinë shënoi ditën dhe javën ndërkombëtare të personave të shurdhër.

Çdo vit, nga data 23-30 Shtator shënohet java ndërkombëtare e personave të shurdhër, ku brenda një jave bëhet avokimi global për të rritur ndërgjegjësimin për Komunitetin e shurdhër, gjuhën e shenjave dhe të drejtat e personave të shurdhër, transmeton Indeksonline.

Në këto ditë, ky Komunitet tenton të promovojë gjuhën e shenjave si parakusht kritik drejt realizimit të plotë të të drejtave të njeriut për personat e shurdhër dhe për të nxjerrë në pah temat që meritojnë vëmendjen.

Në këtë ngjarje morri pjesë edhe Komuna e Prishtinës, respektivisht Drejtoria e Mirëqenies Sociale e cila me Koordinatorin për Projekte dhe Aktivitete, Premtim Fazliu, i cili në fjalën e tij të rastit shprehu vullnetin dhe interesimin e Drejtorisë përkatëse se përkrah të tilla organizime, veçanërisht kur bëhet fjalë për të tilla Komunitete.

Sipas tij, sigurisht, ngritja e ndërgjegjësimit kolektiv është njëri prej parimeve bazë që çon drejt realizimit dhe respektimit të të drejtave elementare të njeriut, të cilat janë të garantuara me Kushtetutë, përkitazi me këtë, Drejtoria e Mirëqenies Sociale brenda mundësive dhe kapaciteteve të saj, do të punojë në funksion të përmbushjes të të gjitha nevojave për Komunitetin e Shurdhër dhe jo vetëm.

Tashmë, Drejtoria e Mirëqenies Sociale e Komunës së Prishtinës është dakorduar që aktivitetet dhe angazhimet Drejtori-Shoqatë t’i koordinojnë së bashku, në mënyrë që rezultatet të jenë sa më produktive./Indeksonline/.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz