Shënohet dita ndërkombëtare e Tokës në Drenas
Më rastin e shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Tokës, Komuna e Drenasit ka zhvilluar aktivitete të ndryshme për pastrimin e ambientit në qendër të qytetit dhe ka vazhduar edhe me zona të tjera dhe janë pastruar edhe deponi ilegale.
Në sheshin “Fehmi Lladrovci”, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka ftuar qytetarët që të jenë të kujdesshëm në ruajtjen e ambientit dhe se bashku edhe me grupet vullnetare ka mbjellë disa fidane dhe lule në shesh dhe në zona tjera të qytetit.
Aksionit për shënimin e ditës së Tokës, i janë bashkuar drejtor të drejtorive komunale, Stacioni Policor në Drenas e udhëhequr nga komandantja Feime Bajrami, KFOR-i, Kryqi i Kuq, Zjarrfikësit, Këshilli i Veprimit Rinor Lokal, nxënës të Klubeve të Gjelbra të shkollave, OJQ “Green Art Center” dhe OJQ të tjera në Drenas, KRM “Pastrimi” Ujësjellësi “Prishtina” dhe qytetarë.

Lexo edheLladrovci në takim asambleistin nga Komuna Jokkmokk të Suedisë
Grupet e Gjelbra dhe vullnetare kanë vazhduar me pastrim të mjedisit dhe mbjelljen e fidanëve në oborre të shkollave dhe ambiente të ndryshme.














